Champions League

1/8 e Champions-it, ja kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës

Barcelona tashmë e di emrin e pesë kundërshtarëve të tij të mundshëm në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Skuadra e drejtuar nga Valverde e përfundoi fazën e grupeve si udhëheqëse e Grupit D. Dita e martë përcaktoi tre kundërshtarët e parë të Barçës: Bayern Munich, Chelsea dhe Baseli. Një listë që u plotësua të mërkurën nga Porto, e cila mundi fuqishëm Monakon në xhiron e fundit dhe Shakhtar Donetsk, i cili mundi Manchester City. Rregullat e shortit të nokautit të Ligës së Kampioneve e pengojnë Barçën të shohë fytyrat e tri skuadrave që përfunduan në vendin e dytë në grup. Katalanasit nuk mund të luajnë kundër Seviljes apo Real Madridit, sepse janë skuadra spanjolle, as kundër Juventusit, i kualifikuar në të njëjtin grup si Barça.

Më shumë nga Champions League