Connect with us

Kampionatet në Europë

1 pikë larg titullit, Zidane: Ndaj Malagas, më e vështira…

Zinedine Zidane u shfaq para mediave pas fitores (1-4) në “Balaídos”. Një fitore që e lë Real Madridin vetëm një pikë larg sigurimit të titullit kampion, por trajneri francez nuk zhbilancohet, është ende i kujdesshëm: “Ka mbetur akoma një ndeshje për t’u luajtur…” Më tej, Zidane nënvizon në fjalën e tij se më e vështira është përpara, referuar sfidës përmbyllëse të kampionatit me Malaga: “Ndaj Malaga do të jetë më e vështirë, akoma. Ishte e rëndësishme kjo fitore me Celta Vigo, por e dimë mirë se çfarë është në rrezik. Duhet të rimarrim forcat, sepse kemi dhënë shumë fizikisht. Tashmë jemi sy e veshë nga ndeshja e së dielës, pa menduar me llogari për rezultatin, por për të dhënë maksimumin e fituar. Ajo që më kënaqi ndaj Celta Vigos? Të gjitha, në përgjithësi.

Ne patëm një qasje shumë të mirë në fushë, kemi luajtur me personalitet, pa menduar se për ne gjëja më e rëndësishme ishin tri pikët. Qëndrimi i lojytarëve të mi ishte fenomenal. Luajtëm kundër një ekipi të madh, ndaj të cilit fituam pastër, ndaj jam i lumtur. Më duhet t’i përgëzoj lojtarët. Ajo që po bëjnë është spektakolare. Na mjafton edhe një barazim në Malaga? Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë, nuk mund të spekulojmë. Duhet të luajmë lojën tonë, duke e ditur se do të jetë e vështirë. Patjetër, do të përpiqemi për ta fituar ndeshjen. E vërteta është se e themi prej kohësh që ekipi është mirë fizikisht dhe këtë e ka treguar. Ronaldo? Po kalon një moment shumë mirë fizik dhe e ka treguar sa fenomenal është edhe sot. Jo vetëm duke shënuar, por duke bërë edhe përpjekje mbrojtëse. Jam i lumtur për të.”

Më shumë nga Kampionatet në Europë