TECH

10 blerjet më të mëdha të Google, HTC-ja e gjashta

10 blerjet më të mëdha të Google, HTC-ja e gjashta

Javën e kaluar, Google dha lajmin e bujshëm se do të blinte biznesin e telefonëve të HTC-së për 1.1 miliardë dollarë. Në këtë mënyrë, Google do të përfitojë 2 mijë punonjës të kësaj kompanie, përfshirë gjysmën e ekipit të hulumtimit dhe zhvillimit. Pra, afro 1/5 e punonjësve të HTC-së në total, njofton “PC World”.

Edhe pse Google nuk do të blejë asetet prodhuese të HTC-së, lëvizja tregon përpjekjet e kompanisë për t’u bërë më inovative dhepër të konkurruar me rivalët Apple dhe Samsung.

Infografiku i paraqitur më lart tregon se ku qëndron blerja e HTC-së në listën e blerjeve më të mëdha të Google. Nga 10 të parat, HTC-ja është e 6-ta.

Gjigandi i motorit të kërkimit synon që me këtë blerje të shmangë gabimet me Motorolën, të cilën e bleu për 12.5 miliardë dollarë dhe dy vite më pas e shiti për 3 miliardë.

Më shumë nga TECH