Bundesliga

10 gjëra që (ndoshta) keni humbur gjatë fundjavës së futbollit

Nga flokët e Goran Pandev te një fitore e Leeds që nuk realizohej nga viti 1998, futbolli europian është kthyer pas ndeshjeve të kombëtareve dhe surprizat nuk kanë munguar. Ndërsa faqet e para të gazetave sportive janë zënë nga emrat e zakonshëm, ka pasur disa të rinj në Gjermani dhe Itali që kanë treguar vlerat e tyre. Këtë fundjavë është luajtur java e katërt në Premier League, e treta në Serie A, La Liga dhe Bundesliga, dhe e pesta në Ligue 1. Këto janë dhjetë fakte që mund t’i keni humbur.

 

  1. Tomas Rosicky debuton dhe shënon për Sparta Prague pas 17 vitesh

Ish-ylli i Arsenal ka luajtur vetëm një ndeshje (18 minuta) me Sparta Prague ne sezonin 2016/17 për shkak dëmtimi pas kthimit në Republikën Çeke verën e kaluar. Por ai ka patur mundësinë të lërë shenjë në ndeshjen e parë si titullar nga viti 2000, duke shënuar një gol këtë fundjavë pikërisht në minutën e 17-të. Rosicky, 33 vjeç, ka luajtur pesë ndeshje me Sparta Prague në këtë sezon.

  1. Flokët e Goran Pandev

Modeli i veçantë i flokëve të Goran Pandev ka bërë xhiron e internetit. Një tifoz ka shtypur butonin “pause” në momentin e duhur dhe ka fotografuar kokën e lojtarit, në momentin kur ky po largohej nga fusha për t’u zëvendësuar.

  1. Shpërthimi i Ciro Immobile kundër Milan-it

Lazio e ka nisur sezonin 2017-18 në mënyrën më të mirë të mundshme falë një Ciro Immobile në super formë. 27-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asist në fitoren 4-1 të marrë nga bardhekaltrit këtë fundjavë kundër Milan-it. Lazio tani mban vendin e katërt në kampionat pas tri ndeshjesh.

  1. Giovanni Simeone realizon golin e parë me Fiorentina-n

Simeone, djali i trajnerit të Ateltico Madrid, i cili është transferuar këtë verë te klubi toskan nga Genoa, ka pritur javën e tretë për të shënuar golin e parë me klubin e tij të ri. Pavarësisht se ka luajtur si titullar në dy ndeshjet e para të kampionatit sulmuesi i ri kishte bërë vetëm një gjuajtje bë kuadrat në tri tentativa para fitores 5-0 të marrë këtë fundjavë nga Fiorentina kundër Fiorentina-s.

  1. Fitorja e parë 5-0 e Leeds që nga 1998

Leeds vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë sezon të Championship. Në ndeshjen e fundit ata kanë marrë një fitore 5-0 kundër Burton Albion. Hera e fundit që Leeds fitonte një ndeshje 5-0 ka qenë kundër Derby County në 1998-ën.

  1. Huntelaar ka shënuar kundër çdo ekipi të Eredivisie

Ikona e futbollit holandez Klaas Jan Huntelaar ka realizuar një arritje të jashtëzakonshme individuale me golin spektakolar të realizuar kundër Zëolle. Sulmuesi 33-vjeçar ka shënuar kundër çdo klubi të kampionatit holandez kundër të cilëve ka luajtur gjatë 152 ndeshjeve të zhvilluara në Eeredivisie.

  1. Gjyqtarja e parë në Bundesliga

Bundesliga ka shkruar historinë këtë fundjavë pasi Bibiana Steinhaus është bërë gjyqtarja e parë femmër. Ajo ka arbitruar ndeshjen mes Hertha Berlind dhe Ëerder Bremen, e mbyllur në barazim 1-1. “Ndihem e lehtësuar që gjithçka shkoi mirë dhe tani mund të shohim përpara drejt sfidës tjetër”, ka thënë ajo në përfundim të takimit. Steinhaus, e cila është një oficere policie, ka dhënë vetëm një karton të verdhë. 38-vjeçarja ka arbitruar për 10 vite në kategorinë e dytë të futbollit gjerman para se të bënte hapin e madh.

  1. 42 tregolëshat e Lionel Messi-t

Lionel Messi ka realizuar tregolëshin numër 42 në karrierën e tij në fitoren 5-0 të marrë nga Barcelona në derbin kundër Espanyol, me këta të fundit që janë bërë ekipi i shtatë ndaj të cilit “Pleshti” ka shënuar më shpësh: 20 në total në 28 ndeshje.

  1. Nagelsmann fiton dy radhazi kundër Bayern Munich

Nuk ndodhte që nga sezoni 2011/12 që Bayern të humbte një ndeshje në tri javët e para të kampionatit. Një gjë e tillë ka ndodhur në fundjavën që sapo lamë pas, me Hoffenheim që ka mposhtur 2-0 skuadrën e Carlo Ancelotti-t. Ky ka qenë suksesi i dytë radhazi për trajnerin Nagelsmann ndaj bavarezëve, të cilit i kishte mundur edhe prillin e kaluar.

  1. Nice dhe Balotelli fundosin Monaco

Monaco ka realizuar vetëm një gjuajtje në kuadrat në ndeshjen e humbur 4-0 kundër Nice të shtunën, pavarësisht realizimit të 31 kroseve. Protagonisti i sfidës ka qenë Mario Balotelli, i cili ka shënuar dy gola. Bardhekuqtë mbeten në vendin e dytë të kampionatit, tri pikë larg kryesueve të PSG, ndërsa Nice është ngjitur në vendin e 11-të.

Më shumë nga Bundesliga