La Liga

10 milionë euro në sezon dhe lamtumirë Juventus

Miralem Pjanic mund të luajë me Barcelona-n sezonin e ardhshëm. Juventus do të ishte e gatshme ta linte të largohej për 70-80 milionë euro, një shifër e përballueshme për katalanasit, që kanë kursyer 100 milionë eurot e përgatitura për blerjen e Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez ka vendosur të qëndrojë tek Atletico Madrid, duke detyruar Barçën të kërkojë zgjidhje të tjera dhe të kthejë sytë nga ylli i bardhezinjve. Në Spanjë vazhdojnë të flasin për kontakte të vazhdueshme mes drejtuesve të klubit spanjoll dhe menaxherëve të ish-lojtarit të Roma-s.

Sipas “Don Balon”, për shembull, përfaqësuesit e Pajnic kanë kërkuër garanci në lidhje me rëndësinë e lojtarit në projektin “blaugrana” dhe një rrogë 10 milionë euro në sezon.

Më shumë nga La Liga