• 10 penalltitë e humbura, që rezultuan fatale për skuadrat përkatëse (video)

    Publikuar: 18 Apr 4:24

    Penalltia është një mundësi e artë për çdo skuadër futbolli, që të shënojë. Momenti kur gjyqtari tregon dorën nga pika e bardhë është kulminant, me përjetime të ndryshme te skuadrat në përplasje. Por, ndodh që të tilla çaste të kthehen edhe në njëlloj drame, makthi, kur shpërdorohen (edhe priten nga portieri kundërshtar). Lumturia ndërron kah, ndeshja merr rrjedhë tjetër, në jo pak raste. E tillë ishte edhe penalltia e humbur nga Arturo Vidal, çerekfinalen e parë të Ligës së Kampioneve, kundër Real Madridit. Nëse kilieni do të tregohej i saktë nga pika e bardhë, rezultati do të shkonte në 2-0 për Bayern Munich dhe përmbysja madrilene vështirë të bëhej realitet. Në memorien e tifozëve të futbollit kanë mbetur shumë 11-metërsha të shpërdoruar, si ai i Sergio Ramos kundër Bayern Munich, në vitin 2012, apo ai i Shevchenkos kundër Liverpool, në finalen e Ligës së Kampionëve. Në videon bashkëshoqëruese të këtij shkrimi po ju rikujtojmë 10 penalltitë e humbura, që kanë rezultuar fatale për skuadrat përkatëse.


    Lexo postimet e tjera