Connect with us

Futboll

10 përforcimet e janarit, më të mirat në histori

UEFA ka publikuar një listë të “Top 10” përforcimet e dimrit, më të mirat e 20 viteve të fundit. Kjo listë përfshin edhe dy lojtarë aktualë të Barcelonës, Luis Suarez dhe Ivan Rakitic.

UEFA ka publikuar një listë të “Top 10” përforcimet e dimrit, më të mirat e 20 viteve të fundit. Kjo listë  përfshin edhe dy lojtarë aktualë të Barcelonës, Luis Suarez dhe Ivan Rakitic.

 

stamJaap Stam (Willem II – PSV, 1996)
Pas gjashtë muajsh në Willem II, Stam u bashkua me PSV. Në moshën 23-vjeçare, ai e ndihmoi ekipin holandez në fjalë, i cili kishte tri vite pa korrur ndonjë titull, duke fituar Kupën e Holandës në sezonin e tij të pare, ndërsa në “Eredivisie” e bëri të vetin në sezonin e tij të dytë.

 

dejan-stankovicDejan Stankovic (Lazio-Inter, 2004)
Lazio pranoi një ofertë prej 4 milionë eurosh për Stankovic. Serbi arriti të shënonte nga një cep kundër rivalëve të Milanit, çka i “futi tifozët në xhepin e tij”. Me ekipin italian, ai ka fituar pesë tituj të Seria A dhe një Champions.

 

nemanja-vidicNemanja Vidic (Spartak Moskva-Manchester United, 2006)
Sir Alex Ferguson ka arritur të nënshkruajë me mbrojtësin serb. Së bashku me Rio Ferdinand, Vidic ishte një nga shtyllat e ekipit anglez, që dominoi Premier League për shumë vite.

 

klaas-jan-huntelaar-heerenveenKlaas-Jan Huntelaar (Heerenveen-Ajax, 2006)
Huntelaar nënshkroi me Ajax për një shifër prej 9 milionë eurosh. Lojtari premtues holandez arriti të shënojë 105 gola në 136 ndeshje. Tri sezone më vonë, ai nënshkroi me Real Madridin, për një marrëveshje në vlerë 27 milionë eurosh.

 

marcelo-fluminenseMarcelo (Fluminense-Real Madrid, 2007)
Te “Merengues”, braziliani Marcelo mbërriti gati dhjetë vjet më parë, kur sapo kishte arritur moshën madhore. Me brazilianin në radhët e tyre, “Los Blancos” kanë arritur të fitojnë një total prej tre titujsh në La Liga dhe dy titujsh në Champions.

 

andrea-barzagli-wolfsburgAndrea Barzagli (Wolfsburg-Juventus, 2011)
Nënshkrimi me Barzagali i kushtoi Juventusit 300 mijë euro. Ardhja e këtij futbollisti e përforcoi mbrojtjen bardhezi, që vijon të ketë ende “bllokun” e Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini dhe Gianluigi Buffon. Së bashku ata kanë fituar pesë tituj radhazi në Seria A.

 

img_lbaquero_20170105-110125_imagenes_md_otras_fuentes_luisito-kwkf-u413118542730h0c-980x554mundodeportivo-webLuis Suarez (Ajax-Liverpool, 2011)
Transferimi i Luis Suarez te Liverpool kushtoi 26.5 milionë euro. Me skuadrën nga Anfield Road”, uruguajani shënoi 82 gola në 133 ndeshje, duke qëndruar shumë afër fitimit të një titulli në Premier League. Më në fund, sulmuesi u largua nga klubi anglez për vlerën e 80 milionë eurove.

 

1483549720_417070_1483554276_sumario_normalIvan Rakitic (Schalke-Sevilla, 2011)
Mesfushori kroat ka nënshkruar për ekipin e Sevilla, e cila i dha shiritin e kapitenit, ndërsa bashkë shkuan drejt triumfit në “Europa League”, në vitin 2014, para se të lëvizte drejt Barçës së Luis Enrique.

 

juanfran-osasunaJuanfran (Osasuna-Atletico Madrid, 2011)
Juanfran, lojtari formuar në akademinë e Real Madridit, arriti në “Vicente Calderon” si mbrojtës i djathtë. Ai ka qenë i përhershëm në këtë rol me Atletico Madrid, të drejtuar nga Simeone.

 

nemanja-matic-chelseaNemanja Matić (Chelsea-Benfica, 2011)
Lojtari ka nënshkruar për Benfica, si pjesë e operacionit që çoi David Luiz në “Stamford Bridge”. Ai u bë një mesfushor-mbrojtës dhe pjesë e rëndësishme te “lisboeta”. Përfundimisht, serbi u kthye te Chelsea, për të nënshkruar me të për shumën e 25 milionë eurove.

Më shumë nga Futboll