Futboll

10 trofe këtë vit, Cristiano Ronaldo vetëm një hap larg rekordit

Cristiano Ronaldo ka fituar shumë trofe e tituj dhe vijon në rrugën e tij për të fituar të tjera, qoftë në aspektin individual, qoftë edhe në atë ekipor. Tifozët e futbollit anembanë botës mund të jenë fare pranë dëshmitarë të një sezoni shumë të rëndësishëm në karrierën e Cristiano Ronaldos, që po e sfidon veten për të fituar 10 tituj brenda vitit. Me 7 trofe për të marrë në aspektin ekipor dhe po ashtu 3 të tjerë në aspektin individual, sulmuesi i Real Madridit ka vendosur një objektiv që do të ishte historik, si për të, ashtu edhe për çdokënd tjetër në futboll.

Në aspektin e çmimeve individuale, Ronaldo, veçse duket se ka fituar 1 prej tyre, është favorit absolut për të marë çmimin e FIFA “The Best”, po ashtu edhe “Topin e Artë” për herë të pestë. Çmimi i tretë është pak më i vështirë, teksa ai veçse ndodhet 11 gola prapa Lionel Messit në garën për “Këpucën e Artë” në Europë. Sa u përket titujve me skuadrën, Real Madrid aktualisht është duke ndjekur 5 trofetë e sezonit dhe veçse ka fituar 4 nga 6 prej tyre, titullin në La Liga, Champions League, Superkupën e Europës dhe Superkupën e Spanjës. Por nëse nuk ka fituar Kupën e Mbretit, e ka kompensuar këtë me trofeun e Kupës së Europës me Portugalinë dhe lojtari më i mirë i këtij kompeticioni.

Kupa e botës për klube është në radhë për t’u fituar dhe madrilenët. Ndërsa sa i përket nivelit ndërkombëtar, kualifikimi i Portugalisë për Kupën e Botës 2018 në Rusi nënkupton që Ronaldo po ashtu do të ketë objektiv triumfin, atë që e ëndërron çdo futbollist. Ronaldo është shënuesi më i mirë i kombëtares së tij dhe ky është një tjetër rekord. Nëse e arrin të fitojë edhe Kupën e Botës, atëherë padyshim që Cristiano Ronaldo mund të matej me legjenda si Maradona dhe Pelé.

Më shumë nga Futboll