Kampionatet në Europë

100 pikë në një vit! Kjo është skuadra më e mirë e Europës

Të dielën, më 26 nëntor, ora 15:00, Napoli do të luajë në fushën e Udinese-s. Për një shaka të fatit, “axurrët” do të luajnë në “Dacia Arena” një vit pas sfidës të zhvilluar atje sezonin e kaluar. ndeshje ajo që është mbyllur me rezultatin 2-1 për miqtë, falë një dygolëshi të Insigne. Nga ai takim skuadra e Sarri-t (nga Udine në Udine), ka koleksionuar plot 100 pikë, një rendiment i pakrahasueshëm në Europë.

Një statistikë mbresëlënëse kjo e arritur falë 31 fitoreve në 39 ndeshje të luajtura, me 7 barazime dhe vetëm një humbje, atë të pësuar në shtëpinë e Atalanta-s shkurtin e kaluar. 106 gola të shënuar dhe 35 të pësuar. 100 pikë në 39 ndeshje, 8 më shumë se Juventus. Në 13 ndeshjet e para të këtij sezoni, skuadra e Sarri-t ka lënë rrugës vetëm 4 pikë në dy ndeshjet e barazuar me Chievo dhe Inter, duke grumbulluar 35 pikë nga 29 që ka pasur në dispozicion dhe duke kryesuar me meritë kampionatin.

Askush nuk ka bërë më mirë se Napoli në Europë nga nëntori i 2016-ës deri në nëntorin e 2017-ës. 100 pikët e fituara në 39 ndeshje janë një rekord europian. Mjafton të mendosh se Barcelona, në të njëjtin hark kohor ka grumbulluar 99 pikë, më pas vijnë Monaco (98), PSG (98), Chelsea (93), Juventus (92) Real (90).

Më shumë nga Kampionatet në Europë