Argetim

12 ekipet kombëtare që do të vijnë në FIFA 18 për Kupën e Botës

EA Sports ka bërë një lajmërim të bujshëm ditën e martë. Një version i Kupës së Botës do të vijë në FIFA 18 dhe mund të luhet me Xbox dhe Playstation4. Versioni do të jetë gati për t’u shkarkuar më 29 maj.

Me versionin e ri mund të luhet turneu i Kupës së Botës nga shtëpia.

Të 32 kombet e kualifikuara janë pjesë e lojës teksa mund të shtosh edhe skuadra si Kili, Italia, Holanda apo Amerika.

Kjo do të thotë se 12 skuadra të reja do t’i shtohen FIFA-s.

Si fillim, përfaqësuesja surprizë Panama do të futet në lojë për të parën herë, po ashtu edhe Costa Rika.

Kroacia dhe Serbia do të futen pasi nuk janë zgjedhur për versionin normal të lojës kur doli në treg në shtator.

Image: PA

Peruja gjithashtu do të jetë pjesë e skuadrave të shtuara, po ashtu edhe Japonia, Korea dhe Irani nga Azia do t’i bashkohen përfaqësueseve të tjera.

Nga skuadrat afrikane, vetëm Egjipti i Mo Salah ishte pjesë e lojës, pra Tunizia, Maroku, Senegali dhe Nigeria do t’i shtohen më 29 maj.

Lojës do t’i shtohen edhe 12 stadiumet e reja që do të përdoren për Kupën e Botës, trofeu zyrtar dhe topi i lojës.

Image: EA Sports


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Argetim