Futboll

12 vjet me Juven, Chiellini rrëfen historinë e tij “bardhezi”

Në vitin 2015 dhe 2017 ishim shumë pranë historisë. Kur i mendoj ato dy finale të humbura në Champions League mbeten gjithnjë pak i zhgënjyer, por jam i vetëdijshëm që kemi bërë diçka të jashtëzakonshme”, shprehet mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, që në një intervbistë për mediat italiane ka kujtuar të shkuarën. Më 15 tetor, ai ka festuar 12 vjet karrierë me fanellën bardhezi, ditë kur debutoi me Juventusin. “Kisha shumë emocione, pasi kisha vetëm dy muaj që kisha ardhur në skuadër, ashtu siç u ndodh shumë të rinjve që vijnë dhe luajnë me Juven. Mu desh pak kohë për të hyrë në një skuadër kampionësh, mjafton të kujtoni që në atë ndeshje zëvendësova nedved, fitues i topit të Artë. Kur vjen te Juventusi kupton që je në një botë tjetër dhe fillimi është i vështirë. Por, dalëngadalë u ambientova dhe nisa të fitoj një vend si titullar”, thotë Chiellini.

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini

Në gjithë këto vite me fanellën e Juventusit mbrojtësi Giorgio Chellini ka patur një rol si protagonist te skuadra bardhezi. Si kapiten ai ka firmën e tij në fitimin e Kupës së Italisë së dy viteve më parë. “Ajo ishte një ndeshje speciale për mua, pasi realizova golin e fitores dhe ia dedikova atë familjes time, vajzës time, që do të lindte pas disa muajsh. Ishte trofeu i parë që kam ngritur si kapiten dhe përfaqëson një emocion të madh për mua, trofeu i parë i një 3-vjeçari ku ne dominuam dhe fituam gjithçka në Itali”, u shpreh më tej mbrojtësi juventin. Për Chiellini, kujtimi më i bukur është titulli i parë i fituar me Juventusin. “Emocionet që përjetova në Trieste janë të pakrahasueshme, pasi ai titull erdhi pas shumë vitesh vuajtje, në fund të një sezoni të jashtëzakonshëm, të pamposhtur. Ishte një rilindje dhe shpërthimi në Trieste për fitores ishte i madh. Emocioni më i madh i përjetuar”, tha Chiellini.

Më shumë nga Futboll