Bundesliga

13 rekorde që mund të thyhen në sezonin 2017-18

Pas një vere kaotike të mbushur me blerje të çmendura, futbolli europian është drejt kthimit. Shitja e Neymar për 222 milionë euro te Paris Saint-Germain ka vendosur një rekord që mund të duhen disa vite për ta thyer, por ka shumë rekorde të tjerë që mund të thyhen në sezonin e ri. Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe disa yje të tjerë mund të përforcojnë statusin e tyre si legjenda këtë vit. Këto janë disa nga rekordet që mund të thyhen në këtë sezon…

 

Trajneri me më shumë ndeshje në Premier League

Arsene Wenger Arsenal

Në disa momente të sezonit të kaluar, dukej se aventura e Arsene Wenger në drejtim të Arsenal do të përfundonte, por francezi ka rinovuar kontratën e tij me dy vite dhe tani do të ketë mundësinë të thyejë të paktën një rekord. Nga trajnerët që janë aktualisht në Premier League, Arsene është ai me numrin më të madh të ndeshjeve të drejtuara në kampionatin anglez dhe do të kalojë Sir Alex Ferguson, i cili mban rekordin me 810 ndeshje të drejtuara në historinë e Premier League. Francezi është në kuotën e 790 ndeshjeve.

 

Më shumë ndeshje të luajtura në Premier League

Gareth Barry

Gareth Barry nuk ks shumë të përbashkëta me legjendën Ryan Giggs. Megjithatë, gjatë aktivizimit të tij më Aston Villa, Manchester City dhe Everton, mesfushori ka shijuar një karrierë 19-vjeçare në Premier League dhe këtë sezon do ta kalojë legjendën e United për numrin e ndeshjeve të luajtura. Giggs ka zbritur në fushë 632 herë për Manchester United në kampionat, por Barry, 36 vjeç, ka luajtur 628 takime deri tani.

 

Më shumë gola në një sezon të PL

Alan Shearer Newcastle United

Harry Kane mund të thotë se ai do ta kishte thyer këtë rekord sezonin e kaluar, po të mos kishte munguar në tetë ndeshje për shkak dëmtimi. Me 29 gola në 30 ndeshje, sulmuesi i Tottenham ishte në rrugën e duhur për të kaluar 34 realizimet e Andy Cole (1993-94) dhe Alan Shearer (1994-95), atëherë kur sezoni zgjaste 42 ndeshje. Kane ka shkuar vetëm dy gola larg rekordit të vendosur në një kampionat me 38 ndeshje (31), që mbahet nga Shearer, para se Cristiano Ronaldo (2007-08) dhe Luis Suarez (2013-14) ta barazonin. Kane pritet të ruajë formën e tij të mirë edhe në këtë sezon dhe mund të thyejë të paktën njërin nga rekordet e Shearer. Por sulmuesi anglez nuk është i vetmi që mund të bëjë një gjë të tillë. Romelu Lukaku realizoi 25 gola me Everton sezonin e kaluar, para se të kalonte te Manchester United për 85 milionë euro. Ndërkohë, Alavaro Morata  do të kërkojë të tregojë vlerat e tij te Chelsea pas largimit nga Real Madrid, ndërsa Arsenal shpreson të kthehet në luftë për titull falë golave të francezit Lacazette

 

Më shumë asiste në një sezon të Premier League

Thierry Henry

Në sezonet e fundit, Kevin De Bruyne, Mesut Ozil dhe Cesc Fabregas kanë shkuar shumë afër rekordit të vendosur nga Thierry Henry, i cili ka regjistruar 20 asiste në sezonin 2002-03. De Bruyne realizoi 18 të tillë në 36 ndeshje të sezonit të kaluar, me Manxchester City që zuri vendin e tretë në kampionat. Belgu ka kryesuar renditjen e asisteve, por Christian Eriksen ka qenë lojtari që ka krijuar më shumë raste dhe pritet të jetë një nga më të mirë në këtë kategori edhe në këtë sezon. E njëjta gjë vlen edhe për Mesut Ozil, i cili ka shkuar vetëm një asist larg rekordit të Henry në sezonin 2015-16.

 

Trajnerët me më shumë Champions

Carlo Ancelotti Bayern Munich Bundesliga

Sezoni i parë i Carlo Ancelotti-t në drejtim të Bayern Munich ka qenë zhgënjyes, me bavarezët që kanë fituar vetëm kampionatin. Shpresat e italianit për t’u bërë trajneri me më shumë Champions janë shuar në çerekfinalet e sezonit të kaluar nga Real Madrid. Aktualisht,Ancelotti e ndan rekordin për më shumë tituj të fituar në Kupën e Kampionëve/Champions League me Bob Paisley, por pas këtij sezoni ai mund të bëhet më i suksesshmi në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

 

Më shumë gola në fazën me grupe të Champions League

Cristiano Ronaldo Real Madrid Champions League

Cristiano Ronaldo ka fshirë rekordin e Raul si golashënuesi më i mirë në historinë e Champions League, por ish-futbollisti spanjoll mban një tjetër rekord. Atë të numrit më të madh të golave të shënuar në fazën me grupe të këtij kompeticioni: 53. Portugezi ka qenë më i suksesshëm në fazat e mëvonshme, me 55 nga 106 golat e tij që kanë ardhur në ndeshjet me eliminim direkt. Për të thyer rekordin e Raul, Ronaldo do të duhet të shënojë katër gola në gjashtë ndeshjet e para të Real Madrid në fazën me grupe.

 

Më shumë ndeshje në Serie A

Buffon Juventus Serie A

Gianluigi Buffon ka bërë të ditur se ky do të jetë sezoni i tij i fundit, me portierin bardhezi që do të ketë mundësinë të thotë lamtumirë si lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e kampionatit italian. Ikona e Milan-it, Paolo Maldini, mban rekordin me 647 ndeshje, por numri një i Juventus do ta kalojë atë pas 29 ndeshjeve në këtë sezon.

 

Më shumë gola në La Liga

Malaga Real Madrid LaLiga 21052017

Real Madrid i Jose Mourinho-s, kampion i La Liga-s në sezonin 2011-12, ka vendosur një rekord në kampionatin spanjoll me 121 gola. Ekipi aktual i Zidane ka realizuar 15 më pak në sezonin e kaluar, ndërsa Barcelona e vendit të dytë ka realizuar 116. Dy rivalët e mëdhenj vazhdojnë të shtyjnë njëri-tjetrin në ekstreme. Të udhëhequr nga dy legjenda si Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, ky rekord nuk duhet të zgjasë edhe për shumë kohë.

 

Më shumë trofe të fituar nga një lojtar

HD Dani Alves PSG

Ndoshta ai nuk është një lojtar i adhuruar në nivel ndërkombëtar, por 37 trofetë e fituar gjatë aktivizimit me Paris Saint-Germain, Barcelona, Inter, Ajax dhe Cruzeiro e bëjnë Maxwell futbollistin më të dekoruar në histori, në nivel klubesh. Por ai mund të parakalohet këtë vit nga Dani Alves, i cili ka fituar trofeun e tij numër 36 me PSG kundër Monaco në Superkupën e Francës. Duke parë se Parisi do të luajë për titullin, Kupën e Francës, Kupën e Ligës dhe Champions League, mbrojtësi brazilian do të ketë shumë raste për të pasuruar koleksionin e tij.

 

Më shumë gola në një sezon të La Liga-s

Lionel Messi Barcelona

Lionel Messi e mbylli sezonin e kaluar me 37 gola të shënuar në kampionat, por ka qenë larg rekordit prej 50 golash të vendosur në sezonin 2011-12. Tani, me largimin e Neymar, ai do të ketë më shumë mundësi për të shënuar. Në fakt, braziliani ka realizuar 13 gola sezonin e kaluar në kampionat, aq sa do t’i mjaftonin argjentinasit për të barazuar rekordin e tij dhe, pse jo, për ta thyer atë.

 

Më shumë kartonë në historinë e La Liga

Sergio Ramos Malaga Real Madrid LaLiga 21052017

Qendërmbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos, ka një dhunti për të shënuar gola të rëndësishëm, por spanjolli është akoma më produktiv në marrjen e kartonëve. Tri herë fituesi i Champions League i është afruar dy rekordeve të kampionatit spanjoll. Me 145 kartonë të verdhë dhe 17 të kuq, ai është vetëm 7 larg rekordit të numrit më të madh të kartonëve të marra në total nga një lojtar, që mbahet nga ish-lojtari i Espanyol, Getafe dhe Deportivo, Alberto Lopo Garcia. Ndërkohë, Xavier Aguado dhe Pablo Alfaro janë lojtarët me numrin më të madh të kartonëve të kuq të marrë në La Liga, por Ramos është vetëm një larg tyre.

 

Golat në Ligue 1

HD Neymar PSG

Kanë kaluar 57 vite që nga koha kur RC Paris realizoi 118 gola në një sezon të Ligue 1 dhe askush nuk ka arritur ta thyejë këtë rekord të vendosur nga ekipi që aktualisht luan në kategorinë e pestë të futbollit francez. Monaco arriti deri në 107 sezonin e kaluar dhe duket se është vetëm çështje kohe para se ky rekord të thyhet. Blerja e Neymar për 222 milionë euro e ka rritur presionin ndaj PSG për të dominuar në kampionatin francez, ndërsa pritet gjithashtu shumë nga Kylian Mbappe dhe Monaco.

 

Fitoret radhazi në Ligue 1

Kylian Mbappe Monaco Toulouse Ligue 1 29042017

Duke e filluar kampionatin me një fitore 3-2 kundër Toulouse, Monaco i ka dhënë vazhdimësi fitoreve radhazi të marra që nga kampionati i kaluar. Në fakt, lojtarët e Jardim e kanë mbyllur sezonin 2016/17 me 12 suksese të njëpasnjëshëm dhe do të barazojnë rekordin e Bordeaux nëse do të fitojnë kundër Dijon të dielën dhe do të vendosin një të ri në takimin pasardhës, nëse fitojnë kundër Metz.

Më shumë nga Bundesliga