Çiklizëm

13 skuadra në startin e Turit të 75-të Çiklistik të Shqipërisë

Turi i 75-të Çiklistik i Shqipërisë do të ngrejë siparin më datën 19 maj, eventi më i rëndësishëm çiklisti i vendit tonë, një turne me 5 etapa që do të nisë në kryeqytet dhe do të përfundojë në Fier. Në total, çiklistët do të përshkuajnë 805km, një event që pritet me interes dhe që organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit.

Pak ditë para fillimit të këtij eventi, FSHÇ ka bërë me dije se do të jetë 13 ekipet pjesëmarrëse në këtë Tur jubilar Çiklistik, ku 12 janë ekipe që vijnë nga Italia, Kroacia, Rumania, Belgjika, Austria, Moldavia etj., ndërkohë që pjesëmarrëse do të jenë edhe ekipet kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës në çiklizëm.

Ekipi kuqezi përbëhet nga çiklistët më të mirë, ndërkohë që të përzgjedhur janë: Klidi Jaku, Xhuliano Kamberaj, Ridion Kopshti, Besmir Banushi, Iltjan Nika, Kristel Sota, Marolino Hoxha e Redi Halilaj. Etapa hapëse do të jetë ajo Tiranë-Korçë (19 maj) dhe më pas, nga dita në ditë, pjesëmarrësit do të shkojnë në Elbasan, Vlorë, Sarandë dhe fituesi do të shpallet më 23 maj, në Fier

Turi i 75-të Çiklistik i Shqipërisë

19 maj – Etapa 1, Tiranë – Korçë, 163km

20 maj – Etapa 2, Korçë – Elbasan, 195km

21 maj, Etapa 3, Elbasan – Vlorë, 166km

22 maj, Etapa 4, Vlorë – Sarandë, 119km

23 maj, Etapa 5, Sarandë – Fier, 162km


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Çiklizëm