Kampionati Shqiptar

Vjen Valmir Nafiu, Skënderbeu bën goditjen e radhës në merkato

Valmir Nafiu është blerja më e re e Skënderbeut. Lojtari në fjalë konsiderohet si zëvendësuesi ideal i të larguarit Bernard Berisha. Ai do të vihet sot nën urdhërat e trajnerit Mirel Josa, që po i prin skuadrës korçare në përgatitoren spanjolle, në Marbella.

Valmir Nafiu është blerja më e re e Skënderbeut. Lojtari në fjalë konsiderohet si zëvendësuesi ideal i të larguarit Bernard Berisha. Ai do të vihet sot nën urdhërat e trajnerit Mirel Josa, që po i prin skuadrës korçare në përgatitoren spanjolle, në Marbella. Kjo fazë përgatitore 14-ditore në tokën spanjolle do t’i shërbejë Nafiut, por edhe brazilianit të zyrtarizuar dje, Renato Karlos Martins Zhunior, që të ambietohen me grupin.

Nafiu 3

Valmir Nafiu me fanellën e APOEL në Qipro

Karriera e Valmir Nafiut – Ai ka lindur në Tetovë dhe është i përkatësisë etnike shqiptare. U rrit në Tetovë, ku u bashkua me ekipin e të rinjve të Shkëndijës. Nafiu u etiketua si një lojtar i talentuar për shkak të aftësive teknike dhe përgatitjes fizike, çka e lejoi atë të debutojë me ekipin e parë të Shkëndijës së Tetovës në moshën 16-vjeçare. Ka debutuar për këtë skuadër në sezonin 2010-2011, në “Prva Liga”, dhe e ndihmoi Shkëndijën të fitojë titullin e saj të parë. Gjithashtu, Nafiu ka luajtur në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampioneve, kundër Partizanit të Beogradit, në kryeqytetin serb.

Nafiu 2

Valmir Nafiu me fanellën e APOEL në Qipro

Në fund të sezonit të tij debutues, Nafiu ngërtheu interesin e Bazelit dhe Barcelonës. 17 vjeç ishte i ftuar për të shkuar në një testim te Barcelona. Edhe kampionët zviceranë të Bazelit u shfaqën shumë të interesuar për Nafiun, të cilin e kanë ndjekur disa muaj. Nafiu u ftua, gjithashtu, të bashkohej me kampin trajnues të Bazelit, ku ka luajtur disa ndeshje miqësore. Ky futbollist u bashkua zyrtarisht me Bazelin më 23 prill 2012, në ditëlindjen e tij të tetëmbëdhjetë. Ai ka luajtur kryesisht për ekipet e të rinjve në Bazel dhe nuk është grumbulluar me ekipin e parë.

Nafiu 4

Valmir Nafiu me fanellën e Hamburger në Bundesliga

Në Bazel, Nafiu u trajnua nën drejtimin e Thorsten Fink, i cili e konsideronte shqiptarin si shumë të talentuar dhe që mund të luajë në çdo pozitë, në sulm. Kur Fink u largua nga Bazeli dhe mori pozitë menaxheriale te Hamburger SV, Nafiu e ndoqi. Në vitin 2012, Nafiu bëri debutimin e tij për ekipin rezervë të Hamburger SV. Nafiu bëri debutimin e tij në Bundesligë më 25 tetor 2014, kundër Hertha BSC, duke zëvendësuar Pierre-Michel Lasogga pas 74 minutash lojë. Ai shtoi ndeshje të mëtejshme në Bundesligë, kundër VfL Wolfsburg, më 9 nëntor 2014, para se reciprokisht të ndërpriste kontratën me Hamburger SV, në janar 2015.

Regionalliga Nord Hamburger SV II - SV Meppen Valmir Nafiu (HSV II) AutorenNr.: 4011619 Foto: Michael Schwarz 22081 Hamburg Kraepelinweg 28 Tel 01724028643 Bank: Hamburger Sparkasse BLZ 200 505 50 KTO 1071244717 7% MwSt - Finanzamt Hamburg Barmbek-Uhlenhorst St.Nr.: 71/500/03045

Regionalliga Nord, Hamburger SV II – SV Meppen Valmir, Valmir Nafiu në aksion

Më 27 janar 2015, Nafiu nënshkroi një kontratë katërvjeçare e gjysmë me klubin qipriot, APOEL FC. Aty bëri debutimin e tij zyrtar më 31 janar 2015, i ardhur si zëvëndësues, në minutën e 75-të, në fitoren e APOEL kundër Nea Salamina, 1-0, në Divizionin e Parë Qipriot. Ai shënoi golin e tij të parë zyrtar për APOEL më 21 mars 2015, në barazimin 2-2, në shtëpi, kundër Apollon Limassol. Në sezonin e parë në APOEL, Nafiu luajti 12 ndeshje në të gjitha garat dhe e ndihmoi ekipin e tij për të fituar kampionatin dhe kupën në Qipro. Më 18 dhjetor 2015, APOEL njoftoi se kontrata e Nafiut me klubin është ndërprerë, me pëlqim të dyanshëm.

 

“Pasaporta” e Valmir Nafiut

Emri i plotë Valmir Nafiu
Datëlindja 23 prill 1994 (21 vjeç)
Vendlindja Tetovë, Republika e Maqedonisë
Gjatësia 1.75 m
Roli Sulmues

Karriera me të rinjtë

Shkëndija
2012 Bazel
2012–2013 Hamburger SV

Karriera me të rriturit

Vitet Skuadra Ndeshje Gola
2010–2011 Shkëndija 19 (1)
2011–2012 Bazel 0 (0)
2012–2013 Hamburger SV II 12 (1)
2013–2015 Hamburger SV 2 (0)
2015 APOEL 10 (1)

Karriera me kombëtaren

Maqedonia U-17 16 (11)
Maqedonia U-19 5 (1)
2013– Maqedonia U-21 6 (0)

 

[interaction id=”568e85c78089e8dd058f63b3″]

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar