Miks Bota

Seahawks  “zgjohen” vonë, Panthers kalojnë në finale

Carolina ka mundur 31-24 Seattle dhe do të presë në shtëpi Arizona Cardinals fundjavën e ardhshme në finalen e NFC-së, takim që do të zhvillohet në 12:40 të natës mes së dielës dhe të hënës. Panthers, të nënvlerësuar nga pjesa më e madhe, pavarësisht 15 fitoreve dhe vetëm 1 humbjeje në sezonin e rregullt, kanë treguar – ose më saktë konfirmuar – se janë favoritë për një vend në finalen e Super Bowl që do të zhvillohet në Santa Clara. Dhe e kanë bërë këtë kundër Seahawks, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 31-0.

Në pjesën e dytë ish-finalistët e sezonit të kaluar të Super Bowl kanë reaguar, por vendasit kanë arritur të mbrojnë avantazhin deri në fund. Stewart ka përshkuar më shumë 91.44 metra, running back-u (RB) i parë që ka arritur ta realizojë një gjë të tillë në këtë sezon kundër mbrojtjes së Seahawks. Më shumë se “Superman” Newton (quarterback-u i Carolina-s), kanë qenë dy linjat e Panthers që kanë bërë diferencën: ajo e sulmit, e aftë të krijojë hapësira për Newton me shokë, dhe ajo e mbrojtjes, që ka hedhur 5 herë në tokë Russell Wilson, quarterback-u i Seattle.

Miqtë kanë reaguar në pjesën e dytë, por ka qenë shumë vonë dhe nuk ka mundur të përfitojë nga prania e Lynch, running back-u i Seahawks, i cili ka munguar javën e kaluar kundër Vikings dhe që mund të ketë bërë paraqitjen e tij të fundit më skuadrën e Pete Carroll. Panthers janë konfirmuar një ekip me mentalitetin “old school”: pak gabime, shumë vrap dhe soliditet. Këtë herë nuk ka qenë e nevojshme as që Cam Newton të bëjë më shumë se ç’duhej: finalja e parë e Konferencës që nga 2005-a është siguruar gjithsesi. Edhe për gëzimin e Michael Jordan, i cili ka ndjekur ndeshjen nga zona VIP. Tani e ka radhën Arizona.

Më shumë nga Miks Bota