Futboll

Juventus-Napoli, lufta për titull mund të vendoset sot

Juventus dhe Napoli do të përballen në Torino në një ndeshje që, edhe pse jemi vetëm në shkurt, ka aromë titulli. Sfida do të fillojë në orën 20:45, gjyqtari do të jetë Orsato. Do të ndeshen dy ekipet që kryesojnë kampionatin italian: “axurrët” e Sarri-t janë në vendin e parë me një avantazh prej dy pikësh ndaj bardhezinjve të Allegri-t, që, nga ana e tyre, do të paraqiten në këtë sfidë pasi kanë regjistruar 14 fitore në 14 ndeshjet e fundit në kampionat (8 fitoet e njëpasnjëshme për napolitanët).

Juventus ka fituar 3-1 ndeshjen e luajtur sezonin e kaluar në Torino

Juventus ka fituar 4 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi kundër Napoli-t

Napoli duhet të thyejë tabunë “Juventus Stadium” ku deri tani ka humbur gjithmonë duke realizuar një gol: bardhezinjtë kanë fituar 3-0 në sezonin 2011-12, 2-0 në 2012-13, 3-0 në 2013-14 dhe 3-1 në sezonin e kaluar. Suksesi i fundit i napolitanëve në shtëpinë e Juventus ka ardhur më 31 tetor të 2009-ës: Hamsik, Datolo dhe përsëri Hamsik kanë përmbysur avantazhin prej dy golash të vendasve, pas golave të Trezeguet-Giovinco. Barazimi në Torino mungon që nga sezoni 2010-11: ka përfunduar 3-2 me gola të Maggio, Chiellini, Cristiano Lucarelli dhe Matri.

Marek Hamsik i ka dhurar fitoren e fundit "axurrëve" në Torino, në 2009-ën: Juve-Napoli 2-3

Marek Hamsik i ka dhuruar fitoren e fundit “axurrëve” në Torino, në 2009-ën: Juve-Napoli 2-3

Sarri duket se nuk ka asnjë dyshim për sa i takon formacionit dhe pritet t’i besojë skemës 4-3-3. Sulmi do të përbëhet nga Higuain, Insigne dhe Callejon. Ndërkohë, Allegri ka disa probleme pasi nuk do të ketë në dispozicion një mbrojtës me eksperiencë si Chiellini dhe Khedira nuk ka rikuperuar plotësisht nga dëmtimi (do të jetë në stol). Për këtë arsye, ka shumë mundësi që trajneri bardhezi të luajë me një modul 4-4-2 me Cuadrado dhe Pogba në krahët e mesfushës, ndërsa Marchisio dhe Sturaro në mes. Në sulm do të jetë dyshja Morata-Dybala.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Buffon, Lichtsteiner, Bonucci, Barzagli, Evra, Cuadrado, Marchisio, Sturaro, Pogba, Morata, Dybala.

Napoli: Reina, Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam, Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Higuain, Insigne.

Standings provided by Sofascore LiveScore
[interaction id=”56bf1be73c42ab681c840316″]

Më shumë nga Futboll