Kampionatet në Europë

15.000 euro në muaj qira, Dembelé merr shtëpi të re në Barcelonë

Shtëpia e re, ku do të qëndrojë Ousmane Dembele, është liruar pak ditë më parë, kështu që merr fund të jetuarit për më shumë se tre muaj në një suitë hoteli për ish-talentin e Dortmundit. E vërteta është se sulmuesi francez, i cili vazhdon shërimin e plotë nga lëndimi i këmbës së majtë, ka treguar kënaqësi të madhe në zgjedhjen e shtëpisë së tij në Barcelonë. Bëhet fjalë për një rezidencë spektakolare dhe moderne, me tri kate, në lagjen “Pedralbes”, shumë afër “Camp Nou”. Shtëpia, e ndërtuar në vitin 2008, përbëhet nga një total prej 456 metra katrorë ndërtim dhe 750 metrash katror në parcelën e përgjithshme.

Ajo ka pesë dhoma, pishinë, parkim për katër automjete, ashensor dhe madje edhe një teatër filmi për të parë seritë e preferuara, ndër të cilat “”Narcos” nga Netflix, për të cilën ai ndjen një përkushtim autentik. Çmimi që sulmuesi i ri duhet të paguajë në mënyrë totale është rreth 15.000 euro në muaj për qira. Nuk ka dyshim se kjo është një shumë e pranueshme për transferimin më të shtrenjtë në historinë e Barcelonës: 105 milionë euro, më shumë variabla të tjera.

Më shumë nga Kampionatet në Europë