Connect with us

Futboll

15 ditë stop për Pogba, Franca e zëvendëson me Bakayoko

Paul Pogba është zëvendësuar nga Tiemoue Bakayoko në skuadrën e Francës pasi pësoi një tërheqje muskulore. Les Blues do të përballen me Luxembourg në kualifikueset e Kupës së Botës dhe do të sfidojë Spanjën në një ndeshje miqësore javën që vjen

Paul Pogba është zëvendësuar nga Tiemoue Bakayoko në skuadrën e Francës pasi pësoi një tërheqje muskulore. Les Blues do të përballen me Luxembourg në kualifikueset e Kupës së Botës dhe do të sfidojë Spanjën në një ndeshje miqësore javën që vjen. Bakayoko mund të luajë bashkë me Pogba në “Old Trafford” sezonin e kaluar teksa Djajtë e Kuq kanë dërguar skautë për të parë nga afër lojtarin gjatë mesjavës në Champions League.

Dhe shkëlqeu duke shënuar edhe golin e fitores teska Monaco eliminoi rivalët e Manchester City jashtë kompeticionit. Bakayoko është lojtari i pestë i Monaco që thirret nga Deschamps në përfaqësuesen franceze për dy sfidat e ardhshme. Ndërkohë Paul Pogba pësoi tërheqjen muskulore gjatë ndeshjes së Europa League ndaj Rostov dhe duhet të qëndrojë jashtë fushave për 15 ditë me shpresën që të rikthehet në kohë për ndeshjet e rëndësishme që e presin United në fund të sezonit.

[interaction id=”58cee20b3d7ca9a841f39a05″]

Më shumë nga Futboll