Bundesliga

15 kampionatet kryesore në Europë, ja situata…

Serie A, Premier League, Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 janë 5 kampionatet kryesore në Europë, por në këtë përmbledhje që po bëjmë për të parë situatën kur ka nisur muaji i fundit të sezonit po ju tregojmë gjendjen në secilin prej 15 kampionateve më të forta në Europë, sipas koeficientit të UEFA. Diku titulli është vendosur, ashtu si ekipet që do të bien nga kategoria, por diku gjetkë ka ende verdikte për t’u dhënë.

Rezultate imazhesh për real madrid barcelona 2017

Spanjë – Barcelona dhe Real Madrid janë me pikë të barabarta, tre javë para fundit, por skuadra e Zidane ka luajtur një ndeshje më pak. Në grupet e Champions, sot do të shkonte Atletico Madrid, ndërsa Sevilla do të luajë në “play off”. Osasuna dhe Granada kanë rënë një kategori më poshtë, e treta, sot, do të ishte Sporting Gijon. Golashënuesi më i mirë: Messi (Barcelona), 35 gola.

Rezultate imazhesh për bayern munich 2017

Gjermania – Bayern ka dalë kampion, RB Leipzig do të shkojë në grupet e Champions, atje ku sot do të ishte edhe Borussia Dortmund, ndërsa Hoffenheim shkon në “play off”. Darmstadt ka rënë një kategori më poshtë dhe sot do të ndiqej nga Ingolstadt, ndërsa Hamburgu është sërish në “play out”. Golashënuesi më i mirë: Aubameyang (Borussia Dortmund) dhe Lewandowski (Bayern), 28 gola.

Rezultate imazhesh për chelsea 2017

Anglia – Në krye është Chelsea e Antonio Conte që mund të shpallet kampion që të premten nëse i fiton të dy ndeshjet kundër Middlesbrough dhe West Bromwich. Në fazën me grupe të Champions League do të shkojë Tottenham, ndërsa sot Liverpool dhe City do të linin me “gisht[ në gojë” United dhe Arsenal, në garë për dy biletat e tjera. Ka rënë në kategoria Sunderland, ndërsa Middlesbrough dhe Hull City janë dy ekipet e tjera që rrezikojnë më shumë. Golashënuesi më i mirë: Lukaku (Everton), 24 gola.

Rezultate imazhesh për juventus 2017

Italia – Në krye është Juventus, të cilit i mjafton një barazim në Romë për t’u konfirmuar Kampion i Italisë. Roma dhe Napoli do të jenë dy ekipet e tjera italiane në grupe t Champions League, nëse Lazio nuk bën ndonjë mrekulli të jashtëzakonshme, ndërsa në Serie B kanë rënë Pescara dhe Palermo, teksa e treta që rrezikon është Crotone. Golashënuesi më i mirë: Dzeko (Roma), 27 gola.

Rezultate imazhesh për monaco 2017

Franca – Monaco ka tre pikë më shumë dhe ka luajtur një ndeshje më pak se PSG, që gjithsesi do të shkojë në grupet e Champions League bashkë me ekipin e Jardim. Në raundin paraeliminator do të shkojë e Balotelli, ndërsa nëse kampionati do të mbyllej sot, atëherë do të binin nga kategoria Nancy dhe Bastia. Golashënuesi më i mirë: Cavani (PSG), 33 gola.

Rezultate imazhesh për spartak moskow 2017

Rusia – Spartaku i Moskës, i stërvitur nga Massimo Carrera, është shpallur kampion i Rusisë dhe në “play off”, sot, do të shkonte skuadra tjetër e kryeqytetit CSKA. Bashkë me Tom Tomsk, duket se do të birë nga kategoria e Arsenal Tula. Golashënuesi më i mirë: Smolov (Krasnodar), 15 gola.

Rezultate imazhesh për benfica 2017

Portugalia – Benfica ka shkuar +5 pikë nga Porto në garën për titull dhe të dy skuadrat do të shkojnë në fazën me grupe të Champions League, duke lënë Sportingun e Lisbonës për në “play off”. Ka rënë në kategorinë e dytë skuadra e Nacional dhe drejt asaj rruge është edhe Tondela. Golashënuesi më i mirë: Dost (Sporting Lisbona), 31 gola.

Rezultate imazhesh për Shakhtar Donetsk 2017

Ukraina – Shakhtar Donetsk është kthyer kampion, ndërsa Dinamo e Kievit u rendit në vendin e dytë. Në fund të renditjes është skuadra e Volyn, që sot do të binte nga kategoria së bashku me Dnipro. Golashënuesi më i mirë (faza e dytë): Yarmolenko (Dinamo Kiev), 7 gola.

Rezultate imazhesh për Anderlecht  2017

Belgjika – Në grupin e titullit, kur mbeten edhe tre javë nga fundit, Anderlecht ka katër pikë më shumë se Brugges. Ndeshja mes tyre, të dielën e ardhshme, mund të jetë vendimtare. Golashënuesi më i mirë: Teodorczyk (Anderlecht), 22 gola

Rezultate imazhesh për Besiktas  2017

Turqia – Katër javë para fundit të kampionatit Besiktas ka vetëm dy pikë më shumë se Istanbul Basaksehir. Gaziantepspor, Adanaspor dhe Caykur Rizespor janë në tre vendet që sjellin rënien nga kategoria teksa rrezikon seriozisht edhe Rizespor. Golashënuesi më i mirë: Tosun (Besiktas) dhe Vagner Love (Alanyaspor), 17 gola.

Rezultate imazhesh për Slavia Praga  2017

Republika Çeke – Këtu mbeten vetëm tre javë nga fundi i kampionatit dhe Slavia e Pragës ka dy pikë më shumë se Plzen, që barazoi në ndeshjen e fundit. Sot, do të binin nga kategoria Hradec Kralove dhe Pribram. Golashënuesi më i mirë: Skoda (Slavia Praga), 15 gola.

Rezultate imazhesh për basel football 2017

Zvicra – Dominim i padiskutueshëm i Baselit që ka dalë kampion paraprakisht, pavarësisht se kanë mbetur edhe pesë ndeshje për t’u luajtur. Yang Boys do të jetë skuadra tjetër në “play off” të Champions League. Lozanë ka katër pikë avantazh ndaj Vaduz, vendi i fundit, që sjell rënien nga kategoria. Golashënuesi më i mirë: Hoarau (Young Boys), 18 gola.

Rezultate imazhesh për Feyenoord  2017

Holanda – Feyenoord u mposht dhe ka vetëm një pikë avantazh ndaj Ajax. Gjithçka do të vendet në javën e fundit. Feyenoord do të presë Heracles, ndërsa Ajax viziton fushën e Willem II që faktikisht ka rënë nga kategoria. Golashënuesi më i mirë: Jorgensen (Feyenoord), 21 gola.

Rezultate imazhesh për Olympiacos 2017

Greqia – Olympiacos ka fituar titullin e shtatë radhazi. PAOK, Panathinaikos, AEK dhe Panionios do të ndajnë vendet në Kupat e Europës, ndërsa Levadiakos dhe Veria ranë nga kategoria. Golashënuesi më i mirë: Berg (Panathinaikos), 22 gola.

Rezultate imazhesh për Salzburg red bull 2017

Austria – Salzburg ka nevojë vetëm për një pikë në 4 ndeshjet e fundit për t’u shpallur kampion përpara Austrisë së Vjenës. St.Polten dhe Ried luftojnë për “mbijetesë”. Golashënuesi më i mirë: Alar (Sturm Graz), 16 gola.

 

Më shumë nga Bundesliga