RUSI 2018

15 ndeshje, 1256 minuta aktivizim dhe 5 gola; ja tre Botërorët e Messit

Tri Kupa Bote, 15 ndeshje, 1256 minuta aktivizim dhe 5 gola të shënuar. Këto janë numrat, që përmbledhin përvojën e Lionel Messit në kompeticionin më të rëndësishëm në glob, Kupën e Botës. Ndryshe nga sukseset e panumërta, kolektive dhe individuale, me fanellën e Barçës, Messi është ende në kërkim të lavdisë me Argjentinën.

Ndoshta në Botërorin e fundit, kësaj vere, që nis nesër në Rusi. Më së shumti, ajo që ka arritur në Kupën e Botës me fanellën albiceleste, është luajtja e një finaleje, asaj të fundit, në vitin 2014, të cilën e humbi 1-0 përballë Gjermanisë në Brazil, ku vendosi goli i Mario Götze në kohën shtesë.

Messi hyri në terrenin e Botërorit për herë të parë në vitin 2006, në ndeshjen e dytë të fazës së parë, që përballi Argjentinën me Serbinë dhe Malin e Zi. Ai luajti vetëm 6 minuta, duke zëvendësuar shokun e skuadrës, Maxi Rodríguez. Sidoqoftë, kaq pak minuta ishin të mjaftueshëm për të shënuar golin e tij të parë me kombëtaren, i cili rrumbullakosi fitoren e qartë argjentinase (6-0).

Në ndeshjen e tretë, ai luajti më shumë, kundër Meksikës, duke zëvendësuar Javier Saviola në minutën e 36-të. Në Botërorin e tij të dytë, Messi ishte “motorino” i padiskutueshëm i Albiceleste, duke luajtur në tërësinë e të gjitha ndeshjeve, përveç përballjes me Nigerinë në vitin 2014, ku u zëvendësua nga Ricardo Alvarez në mes të rrugës, përmes pjesës së dytë. Pikërisht në atë lojë ai shënoi 2 nga 5 golat e tij në Kupën e Botës. Në Rusi, këtë verë, ai do të luajë Botërorin e katërt personal.

VITI / NDESHJA / GOLA / MINUTA
2006 / Argjentinë-Serbi dhe Mali i Zi (6-0) / 1 / 6 ‘- Zëvendëson Maxi Rodríguez
2006 / Argjentinë-Holandë (0-0) / – / 70′ – zëvendësohet nga Julio Cruz
2006 / Argjentinë-Meksikë (2-1) / – / 36′ – zëvendëson Javier Saviola
2010 / Argjentinë-Nigeri (1-0) / – / 90’
2010 / Argjentinë-Korea e Jugut (4-1) / – / 90’
2010 / Argjentinë-Greqi (2-0) / – / 90’
2010 / Argjentina-Meksikë (3-1) / – / 90 ‘
2010 / Argjentinë-Gjermani (0-4) / – / 90′
2014 / Argjentinë-Bosnje dhe Herzegovinë (2-1) / 1 / 90′
2014 / Argjentinë-Iran (1-0) / 1 / 90′
2014 / Argjentinë-Nigeri (3-2) / 2 / 64’ – zëvendëson Ricardo Alvarez
2014 / Argjentinë-Zvicër (1-0) / – / 120′
2014 / Argjentinë-Belgjikë (1-0) / – / 90′
2014 / Argjentinë-Holandë (0-0) / – / 120′
2014 / Argjentinë-Gjermani (0-1) / – / 120’
——————————-
TOTALI: 15 ndeshje, 5 gola dhe 1256 minuta lojë

Më shumë nga RUSI 2018