Kampionati Shqiptar

17 vite më parë, kur Vllaznia shpallej kampione e Shqipërisë (video-nostalgji)

Gazetari i njohur shkodran, Gaspër Marku, ka gjetur një mënyrë unike për të zbutur sadopak dëshpërimin e madh në kryeqendrën e veriut, pas rënies së Vllaznisë në Kategorinë e Parë. Duke “rrëmuar” nëpër arkivat e tij, Marku ka publikuar në faqen e vet të Facebook-ut një moment nostalgjik, që daton 17 vite më parë, kur skuadra kuqeblu shpallej kampione e Shqipërisë.

Ishte koha e ish-presidentit të ndjerë Myftar Çela, hera e fundit kur shkodranët festonin titullin kampion. Pamjet dhe statusi përkatës thonë shumëçka, tregojnë hendekun e asaj kohe dhe aktualitetit të Vllaznisë së Shkodër Loces, nga kampione në kategorinë inferiore: “Nostalgji…. 17 vite më paëe, kur komentoja Vllazninë kampione të sezonit 2000-2001! Kur do të vijë momenti tjetër?!? Urojmë sa më shpejt!”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar