Europa League

2/1, Laçi mundet me përmbysje në Qipro

Skuadra e Laçit është mposhtur të enjten në debutimin e saj europian për këtë sezon, pasi u mund në transfertë me rezultatin 2-1 nga Anorthosis. Kurbinasit kaluan të parët në avantazh, në këtë takim të parë të vlefshëm për turin e parw të UEFA Europa League, me gol të Hoxhallarit. Bardhezinjtë shënuan në minutën e 21’, duke mbajtur epërsinë për gjatë të gjithë fraksionit të parë të lojës, por vetëm provizorisht.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit kanë përmbysur gjithçka. Në të 52’ ishte Pranjic ai që ka rikthyer ekuilibrat nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa vetëm 7’ minuta më vonë, Cisse ka kaluar Anorthosis në avantazh, 2-1. Një rezultat që ka mbetur i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Anorthosis-Laçi 2-1

Shënues: Pranjic 52’, Cisse 59’/Hoxhallari 21’

Anorthosis: Felgueiras, Kofi, Shildenfeld, Rajo, Mikeltadze, Gjurish, Zhoao Viktor, Cisse, Soteriu, Pranjic, Igiebor.

Laçi: Selmani, Hoxhallari, Gjoni, Sefgjini, Hadroj, Jonuzi, Lushkja, Eller, Shtubina, Uzuni, Kendes.

Më shumë nga Europa League