Gossip

2.5 milionë euro, Ronaldo shton një “Bugatti Chiron” në koleksionin e tij mbresëlënës

“Bugatti Chiron” është një makinë unike për çdo blerës dhe mund të personalizohet me elemente të dallueshme të ndryshme për këdo që e blen atë. Jo më kot, marka prodhon çdo automjet me pjesë të shumta, të bëra me dorë. Çmimi i saj, më shumë se 2.5 milionë euro, bën që kjo makinë të jetë në dispozicion për shumë pak njerëz, të cilët kërkojnë performancë, klas, dallim dhe ekskluzivitet, kur blejnë një “Chiron”. Cristiano Ronaldo, ylli i Real Madridt, ka një nga koleksionet më të rëndësishëm të makinave luksoze në botën e sportit dhe tani ka shtuar një “Bugatti Chiron” në garazhin e tij. Në një video të postuar në Instagram, “Bleacher Report” ka qenë përgjegjëse për përhapjen e këtij lajmi. Siç tregohet në video, “Chiron” i Ronaldos kombinon grinë me të zezën dhe, në anë, qëndron mbishkrimi “CR7”. Ky është lloj i personalizimit që Bugatti ofron për blerësit e përzgjedhur të veturës së saj hiper-sportive.

Just @Cristiano showing @OBJ his Bugatti 👀

A post shared by Bleacher Report (@bleacherreport) on

 


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Gossip