Atletikë

2.500 vrapues përfundojnë me sukses “Gjysmë-Maratonën e Tiranës”

2.500 vrapues përfundojnë me sukses “Gjysmë-Maratonën e Tiranës”

Mbi 2.500 vrapues, të të gjitha moshave, vrapuan të dielën në “Gjysmë-Maratonën e Tiranës”. Të ardhur nga 40 vende të botës, vrapuesit morën pjesë në tre kategori të “Gjysmë –Maratonës së Tiranës”. Luiza Gega, atletja shqiptare, u shpall fituese e kategorisë Gjysmë-Maratona 21 km, për femra me kohën 1 orë 13` 11“. Ajo thyeu rekordin personal në këtë maratonë, duke lënë pas Zita Kacser me 1.16`39“ ndërsa në vendin e tretë arriti Valentyna Kiliarskaja. Në xhiron e 21 km për meshkuj u shpall fitues i vendit të parë Abel Kibet me 1 orë 02`43“,  në vend të dytë u rendit Joel Maina Mëangai me 1, 03`42“.

Për xhiron e 10 km të “Gjysmë-Maratonës së Tiranës” fituese për femra u shpall garuesja  Olena Pepova 37` 06“, në vendin e dytë u rendit Relaksa Dauti 39` 09“ dhe në vendin e tretë Hellen Kimutai me 40` 42“. Për meshkujt, në kategorinë e 10 km, fitues i vendit të parë u shpall Edëin Melly 30` 32“, në vendin e dytë Laszo Gregor me 31` 29“ dhe në vendin e tretë Tamash Nagy me 32` 49“.

Në kategorinë “We too” (Personat me aftësi të veçanta), vendi i parë u arrit nga Bledar Suxha me 17` 54“, vendi i dytë nga Erblin Karaj me 18` 05“ dhe vendi i tretë nga Adem Demushi 19` 07“.

Pjesëmarrës në këtë maratonë ishin dhe emra “VIP”, si Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, që garoi në kategorinë e 21 km. Në fund ai arriti të thyejë rekordin personal, të vendosur në “Gjysmë-Maratonën” e vitit të kaluar. Në fund të këtij aktiviteti sportiv, Erion Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë, shprehu falenderimin për pjesëmarrësit në “Gjysmë-Maratonën e Tiranës”, ndërsa tha se ky është një event që i shërben promovimit të kryeqytetit.

“Dola më mirë se vjet, kam thyer rekordin e vitit të kaluar. Jam shumë i kënaqur për maratonën e qytetit. Kemi pasur rreth 3.000 mijë shtretër, do konsumohen 10 mijë vakte. Për një qytet që s`ka det do duhet ta marketoj veten. Për qytetin është një bekim i madh. Të gjithë ata që shkojnë në mratona i kanë dhënë organizimit notën 10. Unë besoj se të gjitha këto janë lajme të mira”-u shpreh Veliaj

Për fituesit e kategorisë 21 km çmimi i tretë u vlerësua me 1 mijë euro, çmimi i dytë me 1500 euro dhe çmimi i parë me 2500 euro. Për fituesit e kategorisë 10 km çmimi i tretë u vlerësua me 400 euro, çmimi i dytë me 600 euro dhe çmimi i parë me 750 euro. Në kategorinë “We too”, çmimi i tretë u vlerësua me  500 euro, çmimi i dytë me 750 euro, çmimi i parë me 1000 euro.

Presidenti Federatës Shqiptare së Atletikës, Gjergj Ruli, u shpreh i kënaqur me organizimin e këtij eventi sportiv në Tiranë. “Kurora më e bukur që atletika po mbyll vitin. Falenderoj Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj për mbështetjen që bëri të mundur organizimin e kësaj maratone. Me sloganin “Të vrapojmë me ritmin e qytetit”, arriti të jetë një maratonë shumë cilësore. Rezultatet e deritanishme janë të shkëlqyera. Vitin tjetër do kemi më shumë se 3.000 atlet. Është promovimi më i bukur që i bëhet qytetit”-u shpreh Gjergj Ruli.

Në “Gjysmë-Maratonën e Tiranës” garuan dhe ia dolën me sukses të arrinin finishin edhe disa persona me moshë mbi 80 vjeç. Vitin e ardhshëm “Gjysmë-Maratona e Tiranës” do të zhvillohet në datën 7 tetor.

Rezultatet për “Gjysmë-Maratonën e Tiranës”

Tirana 21K

1- Femër l – Luiza Gega 1.13.11

2- Femër ll- Zita Kacser 1.16.39

3- Femër lll- Valentyna Kiliarskaja

1 – Mashkull l – Abel Kibet Rop 1.02.43

2- Mashkull ll- Joel Maina Mëangai 1.03.42

3 – Mashkull lll – David Nikolli 1.07.27

Tiranë 10K (10 km)

1- Femër l- Olena Pepova 37.06

2- Femër ll- Relaksa Dauti 39.09

3- Femër lll- Hellen Jepkosgei Kimutai 40.42

1- Mashkull l – Edëin Cheruiyot Melly 30.32

2- Mashkull ll- Laszlo Gregor 21.29

3- Mashkull lll- Tamash Nagy – 32.49

We too (Personat me aftësi të veçanta)

1- Vendi i parë – Bledar Suxha 17.54

2- Vendi i dytë – Erblin Karaj 18.05

3- Vendi i tretë – Adem Demushi 19.07

Më shumë nga Atletikë