Champions League

2 gola në 66 sekonda i japin fitoren United ndaj CSKA

Manchester United ka nervozuar tifozët në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve teksa priste CSKA Moskow në Old Trafford. Skuadra e Mourinho-s megjithëse kishte një avantazh të mirë ndaj rusëve dhe Basel, kaloi në disavantazh në minutën e 45’ pasi Dzagoev gjeti rrjetën pas një aksioni të bukur të vizitorëve nga e djathta.

Ishte një situatë kaotike në Grupin A pasi pas pushimit teksa të tre skuadrat e para ishin me pikë të barabarta, 12 pikë. Rrallëherë ishte parë një renditje e tillë në Champions League, dhe kjo tregon rritjen e nivelit të skuadrave që marrin pjesë në kompeticionin më prestigjioz evropian. Por pas pushimit United tregoi fytyrën e vërtetë dhe brenda 66 sekondave arrin të përmbysë gjithçka me Lukaku dhe Rashford.

Të dy golat ishin shumë të bukur, sidomos ai i Rashford. United e mbyll fazën e grupeve në krye me 15 pikë, ndërsa ekipi i dytë që kualifikohet në fazën e nokautit është Basel, që ka treguar një formë fantastike dhe meriton plotësisht kalimin në fazën tjetër. Zhgënjimi i vetëm i këtij grupi ishte Benfica, ekipi i parë portugez që nuk arrin të marrë qoftë edhe një pikë të vetme në fazën e grupeve.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Champions League