• 20 ekipet kryesore europiane, që kurrë nuk ranë nga kategoria

    Publikuar: 19 May 10:38

    Gjatë gjithë historisë ka shumë ekipe që kanë kaluar nga La Liga në Divizionin e Parë të futbollit spanjoll, por vetëm Real Madridi, Barcelona dhe Athletic Bilbao kanë “fluturuar lart”, në të gjitha sezonet. Spanjollja “AS” saktëson se tri spanjollet e sipërcituara bëjnë pjesë në 20 skuadrat që kanë arritur të garojnë gjatë viteve vetëm në elitën e ligave të tyre në Europë. Për ta bërë këtë lloj klasifikimi janë marrë parasysh liga të tilla futbolli si ajo e Spanjës, Francës, Anglisë, Italisë, Gjermanisë, Portugalisë, Holandës, Greqisë, Belgjikës, Turqisë dhe Skocisë. Duke lënë mënjanë Spanjën, pesë ligat e mëdha europiane kanë vetëm dy skuadra, të cilat kanë arritur të qëndrojnë në elitë gjithë kohës. Në Itali, Interi është e vetmja skuadër, që e ka arritur këtë moment historik, ndërkohë që Juventusi ra poshtë, në Seria B, në vitin 2006, si pasojë e skandalit “Calciopoli”. Roma ishte, po ashtu, një sezon në “ferr”, në vitin 1951. Klubi tjetër i takon Bundesligës Gjermane, por nuk është Bayern Munich, siç pritej.

    …………………………………………………………………………………………………………………..

    Ekipet europiane, që kurrë nuk kanë rënë nga elita

    Spanja Italia Gjermania Portugalia
    Barcelona Inter Hamburg Porto
    Athletic de Bilbao Benfica
    Real Madrid Sporting de Portugal
    Holanda Greqia Turqia Skocia
    Ajax PAOK Fenerbahçe Aberdeen
    PSV Olympiakos Galatasaray Celtic
    Feyenoord Panathinaikos Besiktas
    Utrecht

    …………………………………………………………………………………………………………………..

    Hamburgu është klubi i vetëm gjerman, që nuk ka shkuar deri në Divizionin e Dytë, pavarësisht se ka flirtuar më këtë gjë në mënyrë të përsëritur vitet e fundit. Në Angli, të gjithë kanë rënë ndonjëherë nga kategoria (jo që nga krijimi i Premier League, në vitin 1992). E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Francë. Në fakt, PSG nuk ka shkuar poshtë që nga themelimi i vet në vitin 1970, por ekipet e mëhershme (Paris FC dhe Stade Saint-Germain) janë përfshirë në rrëzimin drejt një kategorie inferior. Shumica e klubeve, që kanë duruar elitën me kalimin e kohës, gjenden në Holandë. Bëhet fjalë për katër skuadra të suksesshme në këtë drejtim. Tre prej tyre janë më të dukshme, si Ajax, PSV Eindhoven dhe Feyenoord. Atyre u bashkohet një tjetër surprizë: Utrecht. Nga Portugalia ka tri skuadra të mbijetuara në elitë: Porto, Benfica dhe Sporting. Në Greqi ndodh e njëjta gjë me Panathinaikos dhe Olimpiakos, përveç PAOK-ut. Një rast identik është në Turqi, me Fernerbahçe, Besiktas dhe Galatasaray, skuadrat e vetme që kanë luajtur në elitën e futbollit të këtij vendi gjatë gjithë historisë. Në këtë listë elitarësh duhet të shtohen edhe dy skuadra skoceze: Celtic Glasgow dhe Aberdeen.


    Lexo postimet e tjera