Mix Bota

20 minuta dhe asnjë gol, debutim me humbje për Usain Bolt

Debutimi zyrtar i Usain Bolt në futboll nuk ka qenë ai që pritej. Rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra ka luajtur sot 20 minuta në ndeshjen e tij të parë me skuadrën norvegjeze të Stromsgodset, në një miqësore që ky ekip zhvilloi me Kombëtaren U-19 të Norvegjisë. Në këtë sfidë, ish-atleti xhamajkan mbajti të veshur fanellën me numrin 9.58, rekordi botëror i garës së 100 metrave.

Bolt hyri në fushë në minutën e 71-të, kur skuadra e tij e Stromsgodset ishte në disavantazh të një goli. Xhamajkani u i mpenjua shumë për të ndihmuar skuadrën e tij të barazojë, duke shfrytëzuar shpejtësinë e tij në disa kundërsulme, por pa sukses. Stromsgodset u mund 1-0 dhe Bolt nuk arriti të realizojë golin e barazimit, që për të do të kishte qenë debutimi ideal në futboll.

Atleti xhamajkan, njeriu më i shpejtë në botë, u tërhoq nga atletika gushtin e kaluar, pas Botërorit që u zhvillua në Londër dhe vendosi të debutojë në futboll, duke konfirmuar pasionin e tij për këtë sport. Prej disa ditësh ai stërvitet me ekipin norvegjez, me objektivin që të përgatitet për një takim miqësor që Unicef do të organizojë më 10 qershor për bamirësi, në “Old Trafford”.

Më shumë nga Mix Bota