• 20 pronarët më të pasur, Berlusconi i pari mes italianëve

    Publikuar: 20 Mar 5:27

    Revista prestigjioze amerikane “Forbes” ka zbuluar renditjen e 20 pronarëve më të pasur në botën e sportit: janë 62 miliarderët që zotërojnë pjesën më të madhe të aksioneve ose janë ortakë të 78 klubeve në kampionatet kryesore të botës së sportit, që vlejnë 322 miliardë dollarë në total. Në këtë listë janë të pranishëm edhe 40 presidentë të klubeve të futbollit, të cilët janë pozicionuar mes 144 vendve të para. Kjo renditje kryesohet nga Steve Ballmer, ish-bashkëpunëtor i Bill Gates te Microsoft, i cili zotëron ekipin e la Clippers, skuadër basketbolli e Los Angeles: pasuria e tij shkon deri në 30 miliardë dollarë, veçanërisht falë suksesit të Microsoft.

    Në vendin e dytë është miliarderi i naftës dhe gazit Mukesh Ambani, një nga themeluesit e Indian Premier League të briketit dhe pronar i Mumbai Indians: pasuri e tij shkon deri në 23,4 miliardë dollarësh. Në vendin e tretë është një tjetër ish-themelues i Microsoft, Paul Allen, i cili ka një pasuri prej 19,9 miliardë dollarësh dhe është aksionari numër një i Seattle Seahaëks, skuadër e NFL dhe i Portland Trail Blazers, ekipi i NBA. Për sa i takon futbollit, i pari në listë është renditur në vendin e katërt: bëhet fjalë për Dietrich Mateschitz, pronari i Red Bull dhe i Neë York Red Bull. Pas tij vjen Philip Anschutz, pronarë i Los Angeles Galaxy, një tjetër ekip që luan në MLS. Në vendin e shtatë gjendet presidenti i parë euopian, Roman Abramovich i Chelsea, në të 11-in është Stanley Kroenke, i cili zotëron Arsenal-in. Ndërsa në vendin e 13-të është italiani i parë i kësaj liste: bëhet fkalë për presidentin e Milan, Silvio Berlusconi, i cili ka një pasuri prej 7 miliardë dollarësh, sipas Forbes.

    Renditja e 20 venedeve të para

    1) Steve Ballmer (Los Angeles Clippers) – NBA 30 mld$

    2) Mukesh Ambani (Mumbai Indians) – kriket 23.4 mld $

    3) Paul Allen  (Seattle Seahawks dhe Portland Trail Blazers) – NFL dhe NBA 19 mld$

    4) Dietrich Mateschitz  (New York Red Bulls, Red Bull Racing, Skuderia Toro Rosso) – futboll dhe Formula 1 13.2 mld $

    5) Philip Anschutz (Los Angeles Kings, LA Galaxy) – hokej dhe futboll

    6) Hasso Plattner (San Jose Sharks) – hokej 10.3 mld $

    7) Roman Abramovich (Chelsea) – futboll 10.2 mld$

    8) Mikhail Prokhorov (Brooklyn Nets) – NBA 8.9 mld$

    9) Shahid Khan (Jacksonville Jaguars) – NFL 8.4 mld$

    10) Micky Arison (Miami Heat) – NBA 8.4 mld$

    11) Stanley Kroenke (Los Angeles Rams, Arsenal, Denver Nuggets, Colorado Avalanche) – NFL, futboll, NBA, hokej 7.4 mld$

    12) Stephen Ross (Miami Dolphins) – NFL 7.4 mld$

    13) Silvio Berlusconi (Milan) – futboll 7 mld$

    14) Marian Ilitch (Detroit Red Wings, Detroit Tigers) – NFL, bejsboll 6.2 mld$

    15) Daniel Gilbert (Cleveland Cavaliers) – NBA 5.9 mld$

    16) Charles Johnson (San Francisco Giants) – bejsboll 5.8 mld$

    17) Richard DeVos (Orlando Magic) – basketboll 5.6 mld$

    18) Joe Lewis (Tottenham Hotspur FC) – futboll 5.6 mld$

    19)  Jerry Jones (Dallas Cowboys) – NFL 5.2 mld$

    20) Robert Kraft (New England Patriots) – NFL 5.2 mld$

     


    Lexo postimet e tjera