Europa League

Betis-Milan nis me 20 të arrestuar

Rreth 20 tifozë të Milan janë arrestuar në qytetin e Seville-s mbrëmjen e së mërkurës, në prag të ndeshjes së Europa League ndaj Real Betis.

Kuqezinjtë humbën në San Siro gjatë përballjes së parë mes dy skuadrave, dhe të enjten do të mundohen me çdo kusht të marrin hak.

Sipas Mundo Deportivo, rreth 20 tifozë të klubit italian janë arrestuar për sjellje të pahijshme pranë katedrales së qytetit.

Grupi thuhet t’i ketë shkaktuar dëme ndërtimeve publike, si dhe makinave dhe autobusëve që ishin pranë.

Tifozët gjithashtu kanë hedhur fishekzjarrë dhe bomba tymuese, që do të thotë se policia vendase duhet të ndërhynte.

Si pasojë, siguria do të jetë më e lartë në stadium për ndeshjen.

Më shumë nga Europa League