FSHF

20 vetura nga Kumanova nisen në përkrahje të Taulant Seferit

20 vetura nga Kumanova, me familjarë dhe miq të futbollistit të Shqipëria U-21, Taulant Seferi, janë nisur sot për në drejtim të stadiumit “Ebasan Arena”, në mbështetje të kuqezinjve të drejtuar nga trajneri Alban Bushi. Këta të fundit do të luajnë ndeshjen eliminatore kundër Estonisë, e cila fillon në orën 20:00. Nëpër vetura, me të cilat po udhëtojnë, kanë ngjitur flamujt shqiptarë. Seferi ka shumë miq dhe fansa në qytetin e tij të lindjes dhe të gjithë ata sot do ta mbështesin nga tribuna, në ndeshjen debutuese me fanellën kuqezi. Ju kujtojmë se Seferi pak ditë më parë mori “Ok” nga FIFA për të luajtur me Shqipërinë, duke refuzuar tashmë ftesën e Maqedonisë.
Nga Shkupi, RESHAT IBRAHIMI

Më shumë nga FSHF