Bundesliga

“200 milionë euro janë pa kuptim”, Hoeness “vulos” të ardhmen e Lewandowski

“Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, nuk do të shitet dhe raportet e një çmimi prej 200 milionë eurosh janë të pakuptimta”, – tha presidenti i klubit, Uli Hoeness. Lewandowski, 29 vjeç, është i lidhur me një lëvizje larg gjigantëve të Bundesligës, pasi agjenti i tij tha muajin e kaluar se sulmuesi polak donte të largohej.

Manchester United dhe Chelsea janë shfaqur si destinacione të mundshme, ndërsa Real Madridi fillimisht është raportuar të jetë i interesuar, po ashtu. Mes raporteve që Bayern Munich donte të paktën 200 milionë euro për Lewandowski, presidenti Hoeness i fshiu këto pretendime dhe tha se sulmuesi nuk po shkonte askund.

“Një çmim prej 200 milionë eurosh është i pakuptimtë, – tha ai për “Sky”. – Robert nuk do të shitet, ai do të luajë me ne sezonin e ardhshëm. Gjithçka e thënë nga unë është e vërteta për këtë çështje”. Lewandowski, i cili është kontraktuar deri më 2021 me bavarezët, ka kaluar katër sezonet e fundit në “Allianz Arena”, duke shënuar 41 gola në sezonin 2017-2018.

Futbollisti do të jetë në veprim për Poloninë këtë verë, me kombëtaren e tij, teksa Polonia shihet si një nga favoritët në Grupin H të Botërorit të Rusisë, ku do të përballet me Kolumbinë, Senegalin dhe Japoninë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga