• -24 orë nga derbi, Atletico kërkon mrekullinë ndaj kampionëve…

    Publikuar: 9 May 7:20

    Atletico Madrid ka ndërtuar një reputacion për një klub që bën arritje të mëdha nën drejtimin e Diego Simeone dhe nuk e ka humbur shpresën për një përmbysje të jashtëzakonshme kundër Real Madrid, të mërkurën në Champions League, për gjysmëfinalen e kthimit.

    Cristiano Ronaldo rises above Stefan Savic to power home the opening goal for Real Madrid inside 10 minutes

    Humbja e javës së kaluar, 3-0 në “Bernabeu” e detyron Atletico të kërkojë fitoren 4-0 ndaj rivalëve të kryeqytetit, duke përsëritur atë që bëri në La Liga në vitin 2015. Por gjithmonë duhet pasur parasysh se një gol i Real do të kërkonte pesë gola nga “Los Colchoneros” dhe skuadra e Zidane ka shënuar në 60 ndeshjet e fundit të luajtura në të këtë veprimtari.

    Ronaldo is mobbed  by his team-mates in front of an ecstatic Bernabeu crowd after breaking the deadlock from close range

    Real Madrid fitoi 4-0 në ndeshjen e kaluar ndaj Granada, edhe pse trajneri Zinedine Zidane la pushim plot nëntë titullar për ndeshjen kundër Atletico Madrid, ndërsa Simeone bëri vetëm një ndryshim te skuadra që fitoi 1-0 ndaj Eibar, në krahasim me një javë më parë. Real Madrid është më mirë edhe në aspektin psikologjik duke qenë se është pranë titullit kampion në La Liga, ndërsa e kanë mposhtur dy herë Atletico Madrid në finalet e viteve 2014 dhe 2016.

    Real Madrid have now scored in 36 successive Champions League home matches

    Gjithsesi, Simeone, në prag të kësaj ndeshje ka kujtuar titullin e fituar nga ekipi i tij në vitin 2014 dhe sukseset në Champions League kundër skuadrave si Barcelona, Chelsea dhe Bayern Munich. “Kemi një ndeshje shumë të vështirë që për disa është e pamundur, por jo për ne, – tha Simeone për gazetarët. – Pas ndeshjes së parë i thashë futbollistëve se është shumë e vështirë sepse kuptuam që po përballemi me ekipin më të mirë të botës që po shënon në çdo ndeshje, por ne mund t’ia dalim. Po të mos isha i bindur te kualifikimi nuk do ta thosha.”

    Ronaldo smashes home his second on the volley to move Real to the brink of a third Champions League final in four years

    Ndërkohë, kapiteni Gabi merr frymëzim nga përmbysja rekord e Barcelonës kundër Paris St.Germain, e cila shënoi 6 gola në “Camp Nou”. “Sigurisht që mund t’ia dalim. Shikoni Barcelonën. Ata u kualifikuan edhe pse patën rezultat më të vështirë, – tha ai. – Ne jemi të bindur se mund t’ia dalim. Do të luftojmë me të gjitha mundësitë për të shkuar në finale, nëse jo, të paktën do të kemi dhënë gjithçka dhe duhet të dalim nga fusha me kokën lart.”

    Real Madrid midfielder Toni Kroos holds off the Atletico Madrid danger-man Antoine Griezmann during the first-leg clash

    Te Atletico është rikthyer mbrojtësi Jose Gimenez dhe pse mbrojtësit e djathtë Juanfran dhe Sime Vrsaljko janë ende të padisponueshëm dhe pikërisht atje vuajti më shumë skuadra e Diego Simeone. Real Madrid ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit kundër Atletico Madrid në La Liga, por ka gjetur formulën për të mposhtur skuadrën e Simeone në Europë.

    Ronaldo has been rested more often this season than in any of his previous eight campaigns

    “Shpirti për sakrificë dhe vullneti për të punuar fort çdo ditë na ka dhënë dy Champions në tre vjet dhe mund të na jap një të tretë. Jo të gjithë ne kemi lindur në “Beverly Hills”. Këtu te Real ka nga ata kampionë që gjithçka e kanë arritur duke vuajtur në fushë. Kjo aktualja është një nga skuadrat më të kompletuara që kam luajtur ndonjëherë” – tha kapiteni Sergio Ramos, kampion Europe dhe bote me Spanjën. Gareth Bale dhe Pep janë të padisponueshëm për Real Madrid.

    Yannick Ferreira Carrasco sprays the ball wide with the outside of his foot as Luka Modric and Dani Carvajal watch on

    Formacionet e mundshme:

    Atletico Madrid (4-4-2): Oblak, Savic, Godin, Hernandez, Filipe Luis, Carrasco, Saul, Gabi, Koke, Griezmann, Gameiro. Trajner: Simeone.

    Real Madrid (4-3-1-2): Navas, Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo, Modric, Casemiro, Kroos, Isco, Benzema, Ronaldo. Trajner: Zidane.

    The two managers, Atletico's Simeone (left) and Zidane, shake hands before the Champions League semi-final

    Shifra nga derbi

    4 ndeshje janë luajtur deri tani mes Real dhe Atletico Madrid në Champions League dhe në të katër rastet kanë fituar “Los Blancos”

    204 herë janë ndeshur Real dhe Atletico Madrid në kampionat. Real ka fituar 103 ndeshje, ndërsa Atletico ka fituar 51 ndeshje

    1 humbje ka pësuar Atletico në dhjetë ndeshjet e fundit derbi ndaj Real, që kanë qenë të vlefshme për La Liga

    6 herë ka arritur Atletico Madrid në gjysmëfinalet e Champions League, kjo është hera e tretë në katër vitet e fundit

    4 fitore dhe 1 barazim ka regjistruar Atletico Madrid në 5 ndeshjet gjysmëfinale të Champions League që ka luajtur në “Calderon”

    7 herë radhazi ka arritur Real Madrid në gjysmëfinalet e Champions League, një rekord absolut për 11 herë fituesit e veprimtarisë

    [interaction id=”590cde4832e5cd871b2a0295″]


    Lexo postimet e tjera