Futboll

243 mundësi, 5 kombëtare në garë… Amerika Latine luan raundin e fundit

243 mundësi, 5 kombëtare në garë… Amerika Latine luan raundin e fundit

“Problemi unë më i madh sonte do të jetë ankthi i kualifikimit me çdo kusht. Kjo dëshirë e madhe për të qenë në Rusi, mund të na kushtojë shtrenjtë. Për pavarësisht nga numrat dhe pikët, meritojmë të kualifikohemi. Nëse mendoj për rastet e humbura jemi në vend të parë…” Këto kanë qenë fjalët e trajnerit të Argjentinës, Jorge Sampaoli, në prag të eliminatores së fundit kundër Ekuador, në Kuito.

Të gjitha eliminatoret e fundit luhen të mërkurën, në 01:30 (me orën tonë)

Ekuador-Argjentinë është eliminatorja më e pritur, por jo më vendimtarja nga ato që do të luhen në raundin e fundit eliminator në Amerikën Latine, që e sheh Brazilin të kualifikuar për në Rusi dhe Uruguajin në pritje të një konfirmimi formal, ndërsa Kili, Kolumbia, Peru, Argjentina dhe Paraguaj do të caktojnë mes tyre dy vende me kualifikim të drejtpërdrejtë dhe vendin e “play off”. Situata është shumë e ndërlikuar sepse ka 243 mundësi të ndryshme që mund të ndodhin.

Image result for brasil chile

BRAZIL-KILI  – Kili është pa Vidal, ndërsa Brazili duket i pamotivuar, me përjashtim të dëshirës për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Tifozeria në Brazil është e ndarë në dy pjesë. Nga njëra anë janë ata që duan të favorizojnë Kilin për të komplikuar gjërat për Argjentinën, ndërsa nga ata tjetër janë futbollistët dhe Federata Braziliane e Futbollit që ka garantuar impenjimin e plotë dhe trajneri Tite, për të shmangur çdo keqkuptim do të aktivizojë formatimin më të mirë. Nga ana tjetër, Kili i ka problemet në mesfushë, sepse krahas Vidal do të mungojë edhe Aranguiz.

Image result for messi argentina 2017

EKUADOR-ARGJENTINE – Edhe këtu është një skuadër pa asnjë objektiv, kundër një ekipi që luan për gjithçka, por që nuk ka pasur vazhdimësi në elimatore. Në Kuito nuk do të luajnë Caicedo, Antonio Valencia dhe Arroyo, sepse Ekuador po nis të mendojë për të ardhmen, por rivali më i rrezikshëm për Argjentinën, krahas ankthit të kualifikimit, do të jetë edhe lartës. Luhet në 2800 metra mbi nivelin e detit, nuk janë 3600 të Bolivisë, por gjithsesi ndikojnë. Sampaoli do të aktivizojë Papu Gomez dhe Messi pas Benedetto, Mascherano në mesfushë, Fazio në një mbrojtje me tre lojtarë dhe Rigoni e Di Maria nëpër krah.

Image result for paraguay venezuela

PARAGUAJ-VENEZUELA  – Bardhekuqtë, në disavantazh deri në minutën e 85-të të ndeshjes në Kolumbi, po mendonin për pushimet. Sot është në pritje të një mrekullie edhe pse gjithçka varet nga një seri rezultatesh. Venezuela është në vendin e fundit, por duhet pasur kujdes sepse vjen nga tre barazime radhazi. Paraguaj i beson gjithçka dyshes Romero-Sanabria. Ky i fundit ishte heroi i ndeshjes së fundit dhe nëse Paraguaj do të shkojë në Kupën e Botës do t’i bëjnë një statujë.

Image result for peru colombia

PERU-KOLOMBI – Kjo është një finale e vërtetë, sidomos pa “vetëvrasje” që bëri Kolumbia në ndeshjen e fundit dhe për të dy trajnerët argjentinas Gareca dhe Pekerman, fitorja është domosdoshmëri. Në ndeshjen e parë fituan kolumbianët me rezultatin 2-0 në Lima, por kjo është një Peru ndryshe që ka marrë rezultate pozitive në pesë ndeshjet e fundit. Dyshja e qendrës Sanchez-Zapata do të vihen përballë Guerrero, por miqtë besojnë te forma e jashtëzakonshme e “El Tigre” Falcao. Stadiumi “Nacional” do të jetë “i nxehtë”, teksa Peru nuk ka shkuar në botëror që nga viti 1982.

Image result for suarez cavani uruguay 2017

URUGUAJ-BOLIVI – Mungon prej 28 vitesh kualifikimi i drejtpërdrejtë për Uruguaj, pritet të vijë sonte, me përjashtim të absurdes! Me një pikë, në fushën e tyre kundër Bolivisë së eliminuar prej kohës, Cavani dhe Suarez do të shmangnin “play off”, duke marrë biletën e drejtpërdrejtë për të qenë në Rusi verën e ardhshme.

Më shumë nga Futboll