Futboll

Pezullohet 25 javë, futbollisti spanjoll e mbyll sezonin!

Futbollisti spanjoll, Dani Gomez, që aktivizohet me Ayamonte, skuadër e Primera Andalusa në Spanjë, u skualifikua me 25 ndeshje! Nuk është shaka, por vendimi i sapodalë. Motivi? Pasi goditi arbitrin gjatë një ndeshje të zhvilluar mes Ayamonte dhe Los Rosales. Skualifikimi i rëndë i mbyll dyert këtë sezon, duke qenë se deri në fund duhen edhe 22 javë.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Por, nuk mbaron me kaq: sulmuesi 28 vjeçar, që mori të kuq gjatë ndeshjes, do të paguajë edhe 250 euro. Ayamonte, klubi i tij, u penalizua me 1 pikë në renditje. Në aktin e skualifikimit nënvizohet norma që ndalon “agresionin ndaj arbitrit, asistenit apo autoriteteve sportive me rrezik për të shkaktuar dëme dhe të lënduar”.

Më shumë nga Futboll