TECH

250 libra “online”, e gjitha në një koleksion nga Microsoft!

250 libra “online”, e gjitha në një koleksion nga Microsoft!

Keni parasysh kur një kompani ndërkombëtare, me ndikim të madh në jetët e njerëzve, jep diçka falas? Si, nuk e keni parasysh fare, ë? Epo, as ne! Kur ka ndodhur kjo?

Ja që paskësh raste. Microsoft do të ofrojë një koleksion të plotë librash elektronikë, të cilët përmbajnë udhëzime për produkte si Windows, Windows Server, Microsoft Office, Exchange Server e shumë të tjera. A mund të ketë gjë më fantastike?

Në një postim në blog nga Eric Lingman nga drejtoria e shitjeve të Microsoft-it, kompania ofron shkarkimin e çdo libri elektronik që jeni i interesuar, transmeton “PC World”. Çdo vit Microsoft dhuron libra elektronikë falas të produkteve dhe shërbimeve të kompanisë në atë që e quan Microsoft Ebook Giveaway.

Koleksioni ka 250 libra dhe disa mund të mos ju duken koherentë, por ka edhe tituj interesantë si “Your Brand Sux” ose “Xquery Language Reference”. Shkarkimet, ndërkaq, nuk janë të kufizuar në numër dhe mund të shkarkohen kurdo në uebsajt. Librat janë në format PDF, DOC, MOBI dhe EPUB.

Më shumë nga TECH