Connect with us

Premier League

Liverpool-Arsenal, Klopp mund të rishkruajë historinë

Liverpool nuk po kalon një moment aspak të mirë, duke marrë vetëm katër pikë në pesë ndeshjet e fundit e të kampionatit. Në javën e 26-të, skuadra e Jurgen Klopp është mundur 3-1 nga Leciester. Një rezultat ky që i ka lënë “Të Kuqtë” në vendin e pestë në renditje, jashtë zonës Champions League. Për sa i takon formacionit, henderson dhe Lovren janë në dyshim. Përballë tyre nesër do të jetë Arsenal, që mban vendin e katërt në renditjen e kampionatit anglez me 50 pikë, një më shumë se Liverpool. Në javën e fundit të Premier League, “Topçinjtë” kanë fituatr 2-0 në shtëpi kundër Hull, ndërsa Sanchez me shokë kanë qenë pushim fundjavën e kaluar sepse Southampton ka luajtur në finalen e Kupës së Ligës kundër Manchester United.

Ramsey, Ozil dhe Koscielny nuk janë në maksimumin e formës, por duhet të rikuperojnë. Liverpool, ndërkohë, është i pamposhtur në tri ndeshjet e fundit të Premier League, të luajtura në shtëpi kundër Arsenal. Në ato tre takime të zhvilluara në “Anfield” , janë realizuar 16 gola me një mestare prej 5.3 golash për ndeshje, ndërasa takimi i fundit, i luajtur në këtë fushë, është mbyllur në barazim 3-3. Me pak fjalë, kjo përballje premton gola dhe spektakël, duke parë se Liverpool ka arritur të mbyllë vetëm dy nga 22 ndeshjet e fundit të Premier League pa pësuar gol kundër Arsenal. Por me një fitore sot, Jurgen Klopp do të bëhej trajneri i parë i Liverpool, që nga Gerard Houllier në sezonin 1999-00, që do të fitonte të dy përballjet e kampionatit kundër Arsene Wenger.

[interaction id=”58b9a10c3d7ca9a841f35b0b”]

Më shumë nga Premier League