• De Bruyne: Mourinho është “mashtrues”!

    Publikuar: 15 Mar 6:51

    Kevin De Bruyne donte që stërvitjet e skuadrës së Chelsea të ishim me dyer të hapura, në mënyrë që njerëzit të shikonin që nuk ishte e drejtë që Jose Mourinho e linte në stol. “Ylli” i Manchester City, aktualisht një nga futbollistët më të mirë në Premier League, u largua nga “Stamford Bridge” për te Wolfsburg, në janar 2015, përpara se të rikthehej në Angli, pas 18 muajsh dhe të luante në “Ettihad Stadium” për 70 milionë euro. Por pasi, shpërtheu në Gjermani, Jose Mourinho e kritikoi belgun që sipas tij nuk e kishte shprehur asnjëherë potencialin e tij në stërvitje.

    Kevin De Bruyne takes part in a Chelsea training session alongside Jose Mourinho in July 2013

    “Ai nuk po stërvitej mirë. Kur ia kërkova më tha: nuk mund të jap më shumë se kaq, kjo është mënyra ime e të luajturit, – tha Mourinho në qershor 2015. – Në këtë mënyrë e pranova mentalitetin e tij dhe e lashtë të zgjidhte të ardhmen. Wolfsburg ofroi 25 milionë euro dhe largimi ishte më e mira për të dhe klubin tonë.” De Bruyne, që aktualisht është një nga titullarët e pazëvendësueshëm të Pep Guardila ka shënuar katër gola dhe ka dhënë nëntë asiste në këtë sezon. Sipas futbollistit belg deklaratat e Mourinho nuk janë të vërteta.

    De Bruyne made just three Premier League appearances for Chelsea before joining Wolfsburg

    De Bruyne tha se ai dëshironte që stërvitjet e Chelsea të ishin publike për t’i treguar njerëzve si punonte ai. Në një deklaratë për “France Football”, 25-vjeçari pohoi: “Unë them se nuk është e vërtetë ajo që tha Mourinho, por nuk ka asnjë dëshmitar për këtë. Të gjitha seancat ishin me dyer të mbyllura dhe askush nuk mund ta provonte impenjimin tim. Ai mund të mashtronte Të gjithë ata që më njohin e dinë se cili jam në stërvitje. Kurrë në karrierë nuk më ka thyer njeri, por në atë moment te Chelsea nuk mund të bëja asgjë. Mourinho thoshte që nuk impenjohesha dhe të them të drejtën i kërkova klubit stërvitje me dyer të hapura për të treguar vlerat e mia, por këtë e bëra vetëm në nerva e sipër, sepse i takon trajnerit të vendosë.”


    Lexo postimet e tjera