• Borussia Dortmund: Momenti më i bukur i Dembélé

    Publikuar: 27 Apr 10:07

    Autor i një pasimi vendimtar, pastaj i një goli në fitoren 3-2 ndaj Bayern Munich të mërkurën mbrëma në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, Ousmane Dembélé dha një kontribut të madh në kualifikimin e Borussia Dortmund-it në finale të kompeticionit. Ish-lojtari i skuadrës franceze të Rennes, i cili iu bashkua Dortmund-it verën e kaluar rrëfeu se kjo sfidë ishte një nga momentet më të bukura të karrierës së tij me BVB.

    Dortmund's French midfielder Ousmane Dembele (C) celebrates with teammates after the second goal for Dortmund during the German Cup DFB Pokal semifinal football match between FC Bayern Munich and BVB Borussia Dortmund in Munich, on April 26, 2017.

    “Është e vështirë të fitosh kështu ndaj Bayern Munich, është një skuadër e madhe. Punuam shumë mirë. Edhe pse hymë në fushë me disavantazhin e pjesës së parë (2-1), ia dolëm të përmbysnim rezultatin, të gjithë si grup”, u shpreh Dembélé për “Sky Sports”.  Që nga mbërritja e tij te BVB, Ousmane Dembélé ka shënuar 9 gola dhe dhuruar 20 pasime vendimtare. Në finale skuadra e Thomas Tuchel do të përballet me Eintracht Frankfurt më 27 maj në Berlin.


    Lexo postimet e tjera