Connect with us

Bundesliga

Dortmund, Tuchel i qetë për të ardhmen e Aubameyang

Thomas Tuchel nuk është i shqetësuar në lidhje me të ardhmen e Pierre-Emerick Aubameyang, teksa Borussia Dortmund përgatitet për një mbyllje dinamike të sezonit në Bundesliga. Aubameyang ka shënuar 27 gola në këtë sezon duke e konfirmuar statusin e tij si një nga sulmuesit më të rrezikshëm në qarkullim. Futbollisti i kombëtares së Gabonit ka shprehur dëshirën për të luajtur te Real Madrid, ndërsa pesha e rëndë e Ligue 1, Paris SG gjithashtu ka shprehur dëshirën për të marrë 27-vjeçarin që ka një kontratë deri në vitin 2020 me Borussia.

Pierre-Emerick Aubameyang Borussia Dortmund Champions League

“Unë jam totalisht i relaksuar, – tha Tuchel. – Për aq sa di unë Edinson Cavani apo ka rinovuar kontratën me Paris SG dhe atyre nuk i duhet një sulmues tjetër. Kemi edhe tre javë kampionat dhe nuk është koha për të folur për merkaton, do ta bëjmë diçka të tillë, me qetësi, gjatë verës.” Marco Reus është një tjetër “yll” i Dortmund. Ai sapo është kthyer nga dëmtimi dhe Tuchel do të kishte dëshirë që Joachim Low mos ta grumbullonte për Kupën e Konfederatave që do të zhvillohet në Rusi gjatë muajit qershor. “Me historinë e dëmtimeve që ka pasur, për mendimin tim Reus ka nevojë për një verë pa veprimtari për t’u kthyer në nivele të larta.” – përfundoi Tuchel.

Më shumë nga Bundesliga