Futboll

Conte-Guardiola në luftë për shërbimet e Llorente

Fernando Llorente po përgatitet të jetojë një rini të dytë. Spanjolli 32 vjeçar, pas një sezoni fantastik te Swansea, kërkohet nga disa ekipe që janë impresionuar nga aftësitë e ish-lojtarit të Athletic Bilbao. Sipas The Independent, një nga tifozët më të mëdhenj të “Mbretit Luan” është padyshim Antonio Conte.

Fernando Llorente po përgatitet të jetojë një rini të dytë. Spanjolli 32 vjeçar, pas një sezoni fantastik te Swansea, kërkohet nga disa ekipe që janë impresionuar nga aftësitë e ish-lojtarit të Athletic Bilbao. Sipas The Independent, një nga tifozët më të mëdhenj të “Mbretit Luan” është padyshim Antonio Conte. Trajneri i Chelsea, në fakt, e njeh shumë mirë sulmuesin shtatlartë pasi kanë punuar së bashku te Juventus për një sezon ku Zonja e Vjetër arriti deri në gjysmëfinalen e Europa League dhe vendosi një rekord pikësh në Serie A me 102.

Related image

Por konkurrenca për shërbimet e Llorente është e madhe. Anglezja Daily Mail ka raportuar se për sulmuesin ka një interes nga Manchester City, dhe mbi të gjitha është Pep Guardiola ai që po i kushton vëmendje lojtarit të Swanseas dhe kërkon t’i japë një shans të luajë në një klub të madh dhe në Champions League (nëse e arrin). Trajneri katalanas ka nevojë për një lojtar me kualitetet e Llorente në sulm, i fortë fizikisht dhe një lojtar që pranon stolin. Ai është një xhevahir i Premier League.

Më shumë nga Futboll