
Napoli ka siguruar talentin 22-vjeçar francez, Zidane Machach. Trajneri Sarri do ta vlerësojë në stërvitje dhe më pas ai do të huazohet deri në qershorin e ardhshëm. Këto janë 5 gjëra që duhet të dini për të.
1) Zinedine, një emër që nuk lë dyshime. Babai i tij, edhe pse është maroken, ka qenë një tifoz i zjarrtë i yllit franko-algjerian, Zidane, i lindur në Marseille, pikërisht si blerja e fundit e Napoli-t.
2) Machach ka tre kombësi: maroken (babai), algjerian (mamaja), francez (vendlindja). Ai, edhe pse nuk ka debutuar me asnjë nga kombëtaret e para, ka zbuluar se preferon, nëse do të grumbullohet, atë të mamasë.
Benvenuto Zinedine ! #ADL pic.twitter.com/UhWzecPAvh
— AurelioDeLaurentiis (@ADeLaurentiis) January 11, 2018
3) Thonë se është gjaknxehtë. Tetorin e kaluar, Toulouse e ka shkarkuar pas një sherri me trajnerin e ekipit të dytë, Denis Zanko. Duket se Machach nuk i ka pëlqyer vendimi i tij për të mos e zgjedhur atë si gjuajtësin e penalltive.
4) Pak social. Machach ka një faqe zyrtare në Facebook, por që nuk është e përditësuar. Prej pak kohësh ka fshirë edhe profilin e tij në Instagram. Me pak fjalë, Zinedine nuk preferon ta ndajë në rrjet jetën e tij private.
5) Është shumë teknik dhe i fuqishëm (185 cm i gjatë). Ndryshe nga adashi i tij i famshëm, që ka magjepsur arenat më të mëdha të futbollit me aftësitë e tij, Zinedine Machach është kryesisht një mesfushor krahu.
Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar
