Gossip

Griezmann kthehet biond, çmenduritë e futbollistëve me flokët!!!

Griezmann kthehet biond, çmenduritë e futbollistëve me flokët!!!

Antoine Griezmann është kthyer në stërvitje. “Ylli” i Atletico Madrid, pasi ka qenë për një kohë të gjatë në shënjestrën e Manchester United, ka mbetur nën urdhrat e Diego Simeone dhe dy ditë më parë u prezantua në fushën e stërvitjes me një paraqitje shumë kurioze.

Koke and Griezmann were later pictured training at Atletico Madrid's sport complex

Flokët i kishte lyer me ngjyrë të verdhë, në pjesën e sipërme të ngjyrës natyrale gështenjë dhe prerja ishte deri diku qesharake, sa ka ngjallur hironi të madhe në rrjetet sociale. Mes krahasimeve më të gjetura ishte personazhi “Doc” te “Rikthim në të ardhmen”. Megjithatë, Griezmann është vetëm njëri nga shumë futbollistët që krahas bëmave në fushën e lojës do të mbahen mend edhe për modelin e flokëve.

Sigurisht, mes modeleve më të famshme është ai i Hamsik, që për fatin e shumë berberëve në Napoli, shumë tifozë kanë dashur ta imitojnë dhe ai i belgut të Romës, Nainggolan. Mes kujtimeve kanë mbetur edhe flokët e El Shaarawy dhe Balotelli. “SuperMario” ka edhe rekordin e ndryshimit të ngjyrave, nga e zeza në biond të ndezur, mes vizatimeve dhe pikturave të parukierëve-skulptorë.

Image result for ronaldo hair 2002

Si mund të harrohet modeli kurioz i gjetur nga Ronaldo “Fenomeni” me kokën krejtësisht të ruajtur zero dhe me një çufkë flokësh si balluke? E pamundur, sepse sulmuesi fitoi Kupën e Botës me Brazilin. Nuk ishte një lëvizje që kishte të bënte me “look”-un, por diçka e studiuar në tavolinë. “Isha në 60% të mundësive fizike dhe kishte një dhimbje të madhe në shpinë, – zbuloi Ronaldo, disa vite më vonë. – Të gjithë e dinin dhe flisnin për gjendjen time fizike. Kështu vendosa t’i prisja flokët në një model të çuditshëm dhe funksionoi. Askush nuk shkroi më për gjendjen time fizike, e gjithë vëmendje shkoi te flokët.”

Ylli i vërtetë është Paul Pogba. Francezi përdor nga një model për çdo rast. Flokë të zinj, të verdhë, të bardhë. Më pas të shkurtër, me vizatimet e Batman apo zemra të vogla. Gjatë kohës kur luante me Juventus, u paraqit një herë me kokën si zebër. Një kampion edhe në parukeri

Edhe në të kaluarën në fushat e futbollit janë parë modele nga më të ndryshmet. Kampioni i Kolumbisë, Valderramma me tufën e kaçurrelave dhe Ruud Gullit me gërsheta kanë bërë gjithashtu epokë, ashtu si argjentinasi Claudio Caniggia, flokë bjondë dhe të gjatë, si kukullat Barbie.

Image result for abel xavier hair

Mes futbollistëve më të veçantë në paraqitje ka qenë portugezi Abel Xavier. Nga natyra kaçurrels brun kaloi thuajse në brun. Intuitë e këndshme, të paktën për ata që merren me këtë punë, si ajo e Taribo West me gërshetat e ngjyrosura.

Image result for roberto baggio foto del codino

Bishtaleci i Roberto Baggio dhe ai i përdorur kohët e fundit nga Ibrahimovic dhe Gareth Bale, gjithashtu përfaqësojnë modele interesante. Kuriozitet më vete ka qenë bishtaleci i gjatë i qerosit Rodrigo Palacio. “Nuk do ta prisja edhe në rast fitoreje në Champions Leauge apo Kupën e Botës,” – tha dikur argjentinasi.

Image result for palacio

Më shumë nga Gossip