Futboll

Bale: “Neymar te PSG? I rëndësishëm është numri i trofeve të fituar në karrierë”

Transferimi i Neymar te Paris Saint-Germain, më i shtrenjti në historinë e futbollit botëror, vazhdon të përflitet. Ka nga ata që mendojnë dhe deklarojnë se ylli Brazilian vendosi dhe zgjodhi të largohet nga Barcelona për të mos qëndruar më nën hijen e Lionel Messi, dhe për të dalë në dritën e tij e për të shkëlqyer. Të njëjtën gjë dukej se do të bënte edhe Gareth Bale, i tunduar gjatë të gjithë verës, nga Manchester United.

“Djajtë e Kuq” i ofruan uellsianit një vend prej protagonisti, diçka që nuk e ka te Real Madrid, për shkak të Cristiano Ronaldos, me proxhektorët të përqëndruar te portugezi. Por uellsiani vendosi të qëndrojë te Bernabeu dhe në një intervistë të dhënë për tabloidin “Daily Mail”, e komentoi kështu transferimin e Neymar te PSG: “Normal, ka patur arsyet dhe motivet e tij, por mendoj se në fund, më e rëndësishme është kur kthen kokën pas në karrierë dhe sheh sa trofe ke fituar. Në përfundim, mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Më shumë nga Futboll