Futboll

Tirana nuk ka rival, mposht dhe Turbinën pa vështirësi me rezultatin 2-0

Tirana nuk ka rival, mposht dhe Turbinën pa vështirësi me rezultatin 2-0

Turbina ka rezistuar vetëm 57 minuta në “Selman Stërmasi” përballë Tiranës, që nuk ndalet as në javën e pestë të Kategorisë së Parë. Bardheblutë mposhtën me rezultatin 2-0 cërrikasit, me gola të shënuar në pjesën e dytë të lojës nga Ngoo dhe Greca. Tirana dominoi lojën në pjesën e parë por nuk arriti të gjente rrjetën në 45 minuta. Mbrojtja e Turbinës reziston duke mbyllur mjaft mirë hapësirat për Ngoo dhe Sentamu.

Disa aksione të herë pas hershme të sulmit të bardheluve ndalen nga mbrojtësit kundërshtar, ndërsa Turbina ka në super formë dhe portierin që mbron mirë portën në disa raste. Ndërkohë lojtarët e Turbinës i falen kundër sulmeve dhe goditjeve standarde në pjesën e parë.

Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë Turbina shfaqet rrezikshëm me një gjuajtje nga jashtë zone, e cila ndalet nga portier Abibi, që çon topin në goditje këndi. Cërrikasit godasin topin nga trekëndëshi dhe kërkojnë të bëjnë surprizën por Daja largon sërish topin duke shpëtuar portën e bardhebluve.  Fraksioni i dytë nis me më shumë grindë për Tiranën. Bardheblutë e mbyllin ekipin e Turbinës në gjysmëfushën e tyre duke ushtruar presion të vazhdueshëm.

Nuk vonon shumë dhe Turbina çahet në mbrojtje, kur në minutën e 57 shtatlarti Ngoo merr një top me kokë dhe e dërgon në rrjetë.  Tirana kalon në avantazh me rezultatin 1-0. Në minutën e 65 pas një kundërsulmi të bukur, Tirana dyfishon shifrat me anë të Grecës.

Ky i fundit pasi mori një top të bukur nga mbrojtja, la pas mbrojtësin kundërshtar duke tribluar portierin e Turbinës dhe i vetëm me portën i jep bardhebluve golin e qetësisë. Pas golit të dytë Tirana ul disi ritmin dhe interesohet të administrojë avantazhin për të mbyllur takimin me tre pikët e marra. Tirana veç fitores së pestë radhazi në kampionat, ka arritur të mbaj të pa prekur portën dhe për 90 minuta të tjera.

 


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll