Argetim

Kendrick Lamar fiton çmimin Pulitzer…

Fituesi për 2018 i çmimit Pulitzer është shpallur, me triumfues në kategorinë e muzikës albumin “DAMN.” (2017) të Kendrick Lamar. Ky është edhe albumi i parë Hip-Hop që fiton këtë çmim në histori. Të tjerë që kanë fituar këtë çmim janë Steve Reich, Julia Wolfe, dhe Zhou Long.

Website i cmimit Pulitzer cilëson ‘DAMN.’ si “një koleksion virtuoz këngësh e unifikuar nëpërmjet autenticitetit dhe dinamikës ritmike e cila ofron një dritare mbi kompleksitetit e jetës së Afro-Amerikanëve të ditëve të sotme.

Këtë muaj ‘DAMN.’ u bë albumi i tretë i Kendrick Lamar i cili ka shitur mbi 1 milionë kopje. Në shkurt, ai dhe shtëpia e tij diskografike Top Dawg Entertainment ishin producentët ekzeutivë të kolonës sonore të filmit super të suksesshëm “Black Panther”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Argetim