• 4 emra nga Superiorja, De Biazi publikon listën për Italinë

    Publikuar: 20 Mar 11:00

    Trajneri Xhani De Biazi ka publikuar listën e lojtarëve, që do të ketë në dispozicion për ndeshjen kualifikuese të 24 marsit me Italinë dhe miqësoren e 28 marsit me Bosnje Hercegovinën. Sfida e parë me axurrët do të luhet të “Renzo Barbera” të Palermos, në orën 20:45, në kuadrin e fushatës eliminatore për “Botërorin 2018”, ndërsa e dyta në “Elbasan Arena”, në orën 18:00, dhe ka karakter testues e kolaudues për grupin. Janë 23 emra në listën e publikuar, mes të cilëve edhe katër lojtarë të Superligës, si Orges Shehi, Alban Hoxha, Albi Alla dhe Liridon Latifi. Mbetet përfundimisht jashtë Shkëlzen Gashi, edhe Ergys Kaçe, që sipas gjasave e kanë mbyllur aventurën me kombëtaren, sa të jetë trajner De Biazi.

    Kujtojmë se mungesat në radhët e kuqezinjve për përballjen me fqinjët e përtej Adriatikut janë me peshë. Portieri Etrit Berisha dhe qendërmbrojtësi Berat Djimsiti nuk mund të luajnë ndaj Italisë, sepse janë të pezulluar. Kartonët e kuq që morën të dy në kualifikuesen e fundit në radhë, ndaj Izraelit, i lë ata jashtë përplasjes me të besuarit e Venturës. Po kështu, mungesë e madhe do të jetë edhe ajo e Mërgim Mavrajt, që është lënduar dhe nuk riaftësohet dot për më 24 mars. Kësisoji, De Biazit i duhet të riformatojë prapavijën, ndërkohë që edhe në reparte të tjera nuk ka ndonjë garanci të madhe, për shkak se lojtarët kuqezinj nuk po aktivizohen sa duhet me klubet respektive.

    LOJTAR POZICIONI QE LUAN
    HOXHA PORTIER
    STRAKOSHA PORTIER
    SHEHI PORTIER
    AGOLLI MBROJTES
    AJETI MBROJTES
    ALLA MBROJTES
    ALIJII MBROJTES
    HYSAJ MBROJTES
    KUKELI MBROJTES
    VESELI MBROJTES
    ABRASHI MESFUSHOR
    BASHA MESFUSHOR
    LILA MESFUSHOR
    MEMUSHAJ MESFUSHOR
    XHAKA MESFUSHOR
    GREZDA MESFUSHOR
    HYKA MESFUSHOR
    ROSHI MESFUSHOR
    LATIFI SULMUES
    BALAJ SULMUES
    CIKALLESHI SULMUES
    LLULLAKU SULMUES
    SADIKU SULMUES

    Lexo postimet e tjera