Futboll

40 sekondat që “zvarritën” futbollin drejt kohëve moderne

Mbase me të vërtetë nuk ishin 40 sekonda që tronditën botën, por ishin 40 sekonda që në mënyrë efektive transportuan lojën e futbollit profesionist e të goditurave dhe bërtiturave në të tashmen, në shekullin e 21-të. Kjo ishte kohëzgjatja që i duhej video asistentit për të anuluar golin e Antoine Griezmann për Francën ndaj Spanjës për pozicion jashtë loje.

Image result for griezmann deulofeu

Gjysmë ore më vonë, dhe për rreth 40 sekonda të tjera, video asistenti ishte në gjendje të korrigjonte gabimin e asistentit i cili kishte anuluar pa të drejtë golin e shënuar nga Gerard Deulofeu për pozicion jashtë loje teksa sulmuesi i AC Milan shënoi golin e dytë për spanjollët. Deulofeu festoi golin e tij ndaj Francës pasi në fillim u anulua për pozicion jashtë loje në dëm të Spanjës.

Related image

Një vendim që u përmbys nga video asistenti. Dy vendimet që ndryshuan rrjedhën e lojës në një ndeshje të një profili aq të lartë ndërkombëtare duhet t’i ketë dhënë fund çdo dyshimi rreth praktikës së përdorimit të ripërtëritjeve. Nëse video asistenti nuk do të kishte qenë aty, ndeshja mund të kishte përfunduar ndryshe…

Më shumë nga Futboll