Futboll

13 futbollistë, jeta e të cilëve u shkatërrua pas largimit nga fusha

Shpeshherë, fama, suksesi, luksi…. janë të mjaftueshme për të hyrë në rrugën e veseve dhe ekseseve. Më poshtë po ju njohim me 13 emrat e futbollistëve, që pas largimit nga fusha e blertë (pensionimit) u rrënuan, përfunduan në falimentim njerëzor.

1. GEORGE BEST
“Kam shpenzuar shumë të holla për pije alkoolike, gra dhe makina të shpejta. Pjesa tjetër është tretur. ” Një frazë që e përkufizon më së miri jetën personale të George Best, që pavarësisht se ishte simbol i vërtetë i historisë së futbollit botëror, për cilësitë e tij, në jetën private ka pasur probleme të mëdha e të vazhdueshme.

2. Garrincha
Futbollisti brazilian, i dhënë pas alkoolit dhe duhanit që prej dhjetë vjetësh, u bë një referencë historike së bashku me Pelen. Ai vdiq në vitin 1983, në moshën 49-vjeçare, për shkak të pijes.

3. JULIO ALBERTO
Në tetor të vitit 1993, pasi “vari këpucët në gozhdë”, nuk kishte më punë, miq dhe para. Pra, falimentoi si njeri. Kësisoji, filloi të kishte kontakte me drogë, dështoi edhe martesën e tij të tretë. Në vitin 1998 u arrestua në Barcelonë për vjedhjen e parave nga lokali ku punonte. Vite më vonë gjeti njëfarë stabiliteti duke stërvitur fëmijët në një shkollë futbolli.

4. Souleymane SANE
Futbollisti ganez luajti shumicën e kohës në Bundesligë. Ai bëri të holla të mjaftueshme gjatë karrierës së tij. Megjithatë, sot nuk arrin të paguajë faturat. Arsyeja, një investim i keq prej 150.000 eurosh, i cili i dha atij shumë shpenzime dhe fundin e martesës.

5. Jean-Marc Bosman
Pasi fitoi të ardhura të rëndësishme nga futbolli, askush nuk donte ta punësonte më jashtë fushave të blerta. Ai gaboi në një biznes “t-shirt” dhe pati probleme tatimore. Në vitin 2011 u dënua për sulm ndaj të dashurës së tij dhe më 2013 u dënua me një vit burg.

6. Paul Gascoigne
Ish-futbollisti i Anglisë, i cili ka luajtur në pozicionin e mesfushorit, në disa raste ka pranuar të pijë deri katër shishe uiski në ditë, si dhe duhan e kokainë rregullisht. Kësisoji, i ka humbur të gjitha paratë e tij nga veset dhe në një klinikë detoksifikimi.

7. Christian Vieri
Ai e humbi të gjithë pasurinë e tij me investime të këqija, vese, poker dhe femra.

8. Ailton
Ai ishte kampion i Bundesligës me Werder Bremen. I njohur si “xhymert”, menaxher i keq dhe një sërë investimesh të gabuara, futbollisti në fjalë falimentoi.

9. Andy van der Meyde
Futbollisti holandez e përfundoi karrierën në moshën 31-vjeçare për shkak të problemeve familjare. Ai ishte i varur nga droga dhe alkooli, të cilat e çuan në shkatërrim. Në më shumë se një rast, mesfushori tha se i vinte keq dhe ndihej në turp që nuk kishte bërë më shumë për t’i kapërcyer këto probleme.

10. Andreas Brehme
Herën e fundit ai ka punuar si asistent te Shtutgarti, mbi dhjetë vjet më parë. Pastaj bëri disa deklarata, por nuk mori asgjë të përhershme. Mbrojtësi legjendar mori dhe pranoi një ofertë për të pastruar banjot, i detyruar nga varfëria.

11. Salvador Cabanas
Sulmuesi paraguajan, i cili në vitin 2010 u qëllua në kokë, kur u shërua e pa veten të falimentuar. Ai fajësoi ish-gruan e tij dhe një mik.

12. Zamorano
Sulmuesi, ish-lojtari i Real Madrid dhe Sevilla, në mesin e skuadrave të tjera europiane, ka pranuar problemet serioze ekonomike për shkak të investimeve të këqija dhe është në prag të falimentimit.

13. ADAM JOHNSON
Ish-futbollisti i Anglisë u arrestua më 2 mars 2015, kur zbulua nga policia se kishte marrëdhënie seksuale me një vajzë nën 15 vjeçe. Ai u pezullua si lojtar i Sunderland, u deklarua fajtor për akuzën e aktivitetit seksual me të mitur dhe më 24 mars 2016 u dënua me 6 vjet burg.

Më shumë nga Futboll