Premier League

“Tre musketierët” pushtojnë Anglinë…

60 pikë të ndara në mënyrë të barabartë pas tetë javësh, kryesimi i renditjes i ndarë mes tre ekipeve, asnjë humbje dhe tre stile të ndryshime, por i njëjti efikasitet. Premier League sillet rreth Manchester City, Chelsea dhe Liverpool me dorën e dukshme të trajnerëve Guardiola, Sarri dhe Klopp, që po ofrojnë më të mirën e mundshme në Angli. Por kujdes nga Arsenal dhe Tottenham…

Tre golat e shënuar nga Chelsea në Southampton dhe barazimi i “të kuqve” me “qytetarët” kanë ndërtuar një fron për tre vetë, që i sheh nga lart të gjitha ekipet e tjera në Angli.

Kjo është diçka që po zbavit edhe vetë këta trajnerë. Kjo sepse nëse Sarri fshihet (“Dy ekipet e tjera janë më para se ne”), por që ka hyrë në zemrën e tifozëve të rinj, Guardiola është i kënaqur për barazimin e çmuar, kundër një “mace të zezë” dhe vetë Klopp e di që ka shpëtuar mrekullisht nga penalltia e humbur prej Mahrez.

Italiani po zbulon shijen e qarkullimit të topit më shumë se në vitet te Napoli, katalanasit po kërkon më shumë cinizëm nga një formacion që ka sigurinë e titullit të fituar në sezonin e kaluar, ndërsa gjermani e di si të karrikojë një ekip që bazohet te loja fizike dhe kundërsulmet.

Jo domosdoshmërisht ka një të bukur dhe një të shëmtuar, ose më saktë njëri mirë dhe tjetri keq. Pas tetë javësh e thotë edhe renditje. Sezoni duhet ende të futet në fazën më të rëndësishme, por këta të tre po i japin lustrën termin “Premier League, kampionati më i bukur në Botë”.

E gjithë kjo nëse Emery dhe Pochettino nuk vendosin të trokasin më fort. Spanjolli po largon Arsenal nga vitet e errëta, ndërsa argjentinasi duket se është përqendruar më shumë te Champions League dhe ka bërë një merkato të shterpë.

Po Manchester United? Mbetet një rast më vete, si pasojë e probleme të brendshme mes futbollistëve dhe trajneri Mourinho. Prestigji i klubit është i madh, por besueshmëria që mund të luftojë për titull është e vogël. Gjithsesi mbeten edhe 7 muaj me ndeshje…

Më shumë nga Premier League