Futboll

Në garë me legjendat, si krahasohet Mbappe me “Fenomenin”, Raul, Messi, CR7 & Co 20-vjeçarë

Kylian Mbappe është një prej golashënuesve shënuesve më të jashtëzakonshëm në botë. Ai është njoftuar se ndodhet në listën e kandidatëve të përzgjedhur për trofeun e “Ballon d’Or” dhe trofeun e ri të France Football “Kopa Trophy”, që është një çmim për futbollistin e ri më të mirë nga viti i kaluar. Ai është futbollisti i vetëm i dominuar për të dy trofetë dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë fituesi që do të shpallet për trofeun e dytë.

Statistikat e golave të Mbappé janë vërtetë legjendare. Ai numëron deri tani plot 64 gola kompetitivë, të shënuar për klubet dhe përfaqësuesen, teksa do të mbushë 20 vjeç më datë 20 dhjetor të këtij viti, vetëm tre gola nga totali i karrierës së tij janë shënuar në miqësore ndërkombëtare, të cilët janë përjashtuar. Ky sensacion adoleshent po thyen rekorde dhe po çmend njerëzit në një masë të jashtëzakonshme, por si krahasohet ai me ikonat e futbollit botëror në histori? Natyrshëm, Mbappe është një prerje më lart, krahasuar me të gjithë sulmuesit aktualë, por si qëndron ai përballë legjendave të së tashmes dhe të shkuarës? Me vetëm pak më shumë se dy muaj, deri sa të lërë pas adoleshencën, për të mos qenë më golashënuesi adoleshent mutant ninja, shifrat dhe statistikat e Mbappe, si janë në raport me ato të legjendave kur mosha e tyre shënonte 20 vjeç? A qëndron ai mes tyre, apo tenton të mbizotërojë?

Thierry Henry – 11 gola

Bomberi më i fundit francez, përpara Mbappe nuk është edhe aq i ditëve të fundit, por kur ai mbushi 20 vjeç, konsiderohej ende një sulmues anësor. Dhe pikërisht në ato ditë të largëta, nuk ishte dikush që tentonte të shënonte një mori golash. Transformimi i ti nën udhëheqjen e trajnerit të Arsenal, Arsene Wenger, ishte ende disa vite larg, ndaj francezi Henry kishte vetëm 11 gola në emrin e tij në atë sezon.

Cristiano Ronaldo – 20 gola

Idhulli i Kylian Mbappé, Cristiano Ronaldo ishte ende shumë në procesin e konfigurimit të vetes së tij në sezonin kur mbushi 20 vjeç. Ai sapo kishte ndihmuar

Manchester United që të fitonte FA Cup dhe gjithashtu Portugalinë që të arrinte në finalen e Euro 2004, por gjithsesi ishte një sulmues anësor jo konsistent. Mungesa e produktit final bëri që ai të regjistrojë vetëm 20 gola.

Leo Messi – 27 gola

Futbollisti më i mirë në botë GOAT ishte ende një talent potencialisht i prekshëm nga dëmtimet në të 20-at. Të gjithë e dinin se sa i mirë mund të ishte Messi, ai që në atë kohë kishte shënuar një tregolësh ndaj rivalit historik të Barças, Real Madrid, sikurse dhe atë gol historik kundër Getafe, por ishte vetëm një çështje kohe deri sa të dëshmohej në formë të qëndrueshme. Në një Barcelonë të dominuar nga Ronaldinho, gjenialiteti i Messit ishte kufizuar në copëza të vogla, me një total prej 27 gola.

Pato – 39 gola

Alex Pato u duk se kishte botën nën këmbët e tij që në moshën 20-vjeçare. Ai mbase nuk ia doli të shndërrohej në legjendën që të tjerë në këtë listë arritën të bëheshin, por kishte të gjithë potencialin. Si adoleshent, ai luante për Milanin madhështor. 39 golat e Patos për klubin dhe përfaqësuesen kishin bindur të gjithë se ai djalosh do të ishte gjiganti i radhës. Fatkeqësisht, dëmtimet dhe mungesa e disiplinës fizike shënjuan fatin e tij, që nuk u përmirësua më kurrë.

Wayne Rooney – 43 gola

Nëse do të studionit në fjalor kuptimin e “forcë e natyrës”, me siguri do të gjeni një foto të të riut Wayne Rooney. Të ndërtuar si i tmerrshmi Mike Tyson me prekjen e një balerine dhe gjuajtjen e një arme kundërajror. Wayne Rooney duhej të kishte sunduar botën njëlloj sikurse po bën Kylian Mbappé. Një tregolësh në debutimin e tij në Champions League duhej të ishte një shenjë e gjërave të tjerë që do të vinin, por Sir Alex Ferguson përdori natyrën vetësakrifikuese të Rooney, kundër të riut dhe në favor të skuadrës. Por pas në kohë, në epokën e fanellës me Vodafone, Rooney ishte një mrekulli për tu parë.

Sergio Aguero – 44 gola

Debutimi i Sergio Aguero te Argentina si një 15-vjeçar ishte natyrisht diçka speciale e padëgjuar. Kur mbushi 20 vjeç, argjentinasi sapo kishte përfunduar një sezon sensacional me Atlético Madrid, në të cilin shënoi 27 gola të jashtëzakonshëm. Ishte gjithashtu shumë pranë fitimit të Lojërave Olimpike. Ai nuk kishte totalin e golave që ka Mbappe, por ai ishte një prej të paktëve që ishte po aq i frikshëm sa francezi në ditët e sotme.

Neymar – 48 gola

Kylian Mbappé aktualisht po luan te PSG me dhe nën hijen e Neymar, por arritjet e tyre si 20-vjeçarë janë gjithashtu të krahasueshme. Neymar ishte cilësuar asaj kohe si shpëtimtari i Brazilit, në moshën 20-vjeçare dhe po udhëhiqte kombin e tij dhe ekipin e Santos, me të cilin kishte fituar një Copa Libertadores. Ai kishte disa probleme me temperamentin, por braziliani ishte një talent i pakontrollueshëm, plot me cilësi dhe krijim për moshën që kishte. I vetmi problem qëndron se ai është ende shumë i ngjashëm me atë futbollist që ishte asaj kohe.

Michael Owen – 48 gola

Duke folur për ikona, në kohën kur mbushi 20 Michael Oëen kishte përfunduar plotësisht dy sezone me Liverpool, me të cilin kishte shënuar 46 gola në 84 ndeshje duke tronditur Kupën e Botës me atë atë gol historik kundër Argjentinës. Sipas të gjitha gjasave ai do të kishte një total golash shumë herë më të lartë, por Owen e shpenzoi kohën më të madhe të vitit të tij të 19-të, i dëmtuar. Më vonë Owen fitoi “Topin e Artë” kur sapo kishte mbushur 22 vjeç. Do të ishte e veçantë, sikur të ndodhte e njëjta gjë edhe me Kylian Mbappé në 2020, specifikisht sepse në atë vit do të zhvillohet edhe Kampionati Europian.

Raúl – 59 gola

Është e vështirë për një futbollist që të jetë qetësisht aq i shkëlqyer sa që të shënojë 100 aktivizime për Real Madrid dhe dy tituj kampion në La Liga përpara se të mbushë 20 vjeç dhe të mos marrë mbi vete meritat botërore, por Raul në një mënyrë ia doli ta realizojë. I riu thuajse ka shënjestruar të njëjtin numër golash me Mbappe, por natyrisht ia ka kaluar francezit kur vjen puna te arritjet në fushë. Raul në atë moshë ishte shndërruar në një legjendë të gjallë teksa më pas gdhendi emrin e tij në histori.

Ronaldo – 92 gola

I vetmi madhështor në këtë listë që ka shënuar më shumë gola se Kylian Mbappé në sezonin që mbushi 20 vjeç është natyrisht  Ronaldo “Fenomeni”. Ky njeri ishte vërtetë diçka mbinjerëzore pas në kohë, përpara se Inter dhe Seria A të shkrumbonin ligamentet e gjurit të tij. Ai kishte fituar Kupën e Botës dhe sapo kishte një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën, ku do të shënonte 47 gola në 49 ndeshje. Është vërtetë e vështirë të përshkruash Ronaldon. Mundohuni të imagjinoni shpejtësinë, aftësinë dhe dashurinë në ditët më të mira të Kylian Mbappé, por me fizikun, fuqinë dhe konsistencën e Luis Suarez në pikun e tij të vitit 2016, dhe kjo është më e afërta që ju mund të shkoni në të imagjinuarit e Ronaldos së atij viti. Vërtetë një dhe i vetëm i atij lloji dhe për momentin totali i golave të shënuar prej tij tejkalon fuqishëm numrin e golave të shënuar nga Mbappé. Por francezi ka kohë deri më 20 dhjetor për të shënuar edhe 29 golat që i nevojiten për të parakaluar brazilianin, Ronaldo “Fenomenin”.

Më shumë nga Futboll